Ministri i Jashtëm gjerman, Maas thirrje për dialog Greqisë dhe Turqisë

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas kërkoi që Greqia dhe Turqia të kalojnë në dialog të drejtpërdrejt lidhur me çështjen e Mesdheut Lindor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë para vizitës që do të zhvillojë sot në Athinë dhe Ankara, Maas rikujtoi se Turqia dhe Greqia janë aleatë të GjermanisëNATO.

“Mosmarrëveshjet për gazin natyror në Mesdheun Lindor mund të zgjidhen vetëm me dialog të bazuar në ligjin ndërkombëtar dhe të zhvilluar në mënyrë të drejtë me njëri-tjetrin”, deklaroi Maas i cili ka shtuar se “Tensionet nuk ndikojnë vetëm ndaj marrëdhënieve mes Bashkimit Evropian dhe Turqisë. Rritja e mëtejshme e tensioneve dëmton të gjitha palët”.

Maas theksoi se dritarja e dialogut mes Greqisë dhe Turqisë nuk duhet të mbyllet por duhet të hapet edhe më shumë.

“Për të bërë këtë, në vend të provokimeve të reja duhen hapa që ulin tensionet dhe të nisin bisedime të drejtpërdrejta”, tha Maas.

Ai bëri të ditur se mbështet procesin e bisedimeve të filluar në muajt e fundit nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Marrëdhënie të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell dhe se këtë javë me ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së do të diskutojnë në Berlin për marrëdhëniet me Turqinë.

Pas bisedimeve që do të zhvillojë sot në Athinë, ministri gjerman Maas do të vizitojë edhe Ankaranë ku do të takohet me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button