Rusi, numri i të vdekurve nga COVID-19 arrin në 16.568

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi ka arritur në 966.189 ndërsa bilanci i viktimave në 16.568, transmeton Anadolu Agency (AA). 

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se me 4.696 raste të reja numri i rasteve ka arritur në 966.189 ndërsa me 120 vdekje në 24 orët e fundit numri i viktimave në 16.568.

Ndërkohë numri i të shëruarve ka arritur në 779.747 me 6.652 të shëruar në 24 orët e fundit.

Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi është në 0,5 për qind dhe tek 26,7 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.

Deri më sot janë kryer 34.8 milionë teste.

Në kryeqytetin rus Moskë, në 24 orët e fundit janë shënuar 681 raste të reja, me çka numri i tyre është rritur në 258.430, ndërsa me 12 vdekje të reja, numri i viktimave në kryeqytet u rrit në 4.753.

Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të KonsumatoritRusi tha se në 24 orët e fundit janë kryer 187 mijë teste ndërsa numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 34.8 milionë.

Rasti i parë me COVID-19Rusi u regjistrua më 31 janar ndërsa vdekja e parë më 19 mars. Masat kundër pandemisë në vend filluan në fund të muajit mars.

Në disa pjesë të vendit u lehtësuan masat për shkak se u regjistrua rënie e numrit të rasteve. Bashkë me këtë u bë e detyrueshme vendosja e maskave dhe dorezave në ambiente të mbyllura dhe të frekuentuara.

Kufizimi i daljes në rrugë në Moskë, që filloi më 30 mars, u hoq më 9 qershor.

Pasi më 27 mars ndaloi të gjitha fluturimet ndërkombëtare në kuadër të masave kundër COVID-19, Rusia ka rifilluar në mënyrë të ndërsjellë fluturimet ndërkombëtare me Turqinë, Mbretërinë e Bashkuar, Tanzaninë dhe Zvicrën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button