Javën e ardhshme paraqitjet për regjistrim në UKM, 10.798 vende të lira

Paraqitja për regjistrim në vitin e parë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup do të zbatohet të hënën dhe të martën (31 gusht dhe 1 shtator). Rang-lista preliminare me rezultatet nga suksesi i arsimit të mesëm do të publikohet më 3 shtator, rang-lista përfundimtare më 7 shtator, ndërsa regjistrimi i kandidatëve do të jetë më 10 dhe 11 shtator.

Sipas Konkursit për regjistrimin e studentëve në ciklin e parë studimor në vitin akademik 2020/2021, të cilin UKM-ja e publikoi para dy muajve, në 23 fakultetet në përbërjen e tij gjithsej 10.798 vende janë të lira për studentët e ardhshëm.

Prej tyre, 5.300 vende janë në kuotën e rregullt të cilat financohen nga buxheti i shtetit, 4.438 janë për bashkëfinancim të studentëve dhe 1.600 vende të lira janë për studentë me korrespondencë.

Kompensimi për studime për studentët e rregullt mbetet si edhe në vitet e kaluara 200 euro në kundërvlerë të denarit, ndërsa për studentët me bashkëfinancim dhe për ata me korrespondencë është 400 euro, transmeton MIA.

Për shkak të pandemisë me KOVID-19, sivjet, për herë të parë nga vendosja në vitin 2007, nuk është organizuar matura shtetërore. maturantët morën diploma për arsimin e mbaruar të mesëm e cila do të ketë vlerën e diplomës për maturën shtetërore, maturën shkollore ose provimin e përfunduar.

Në Konkursin e USHCM-së theksohen kushtet dhe kriteret për regjistrim dhe mënyra e pikave për selektimin e maturantëve të cilët do të zbatohen në fakultete, si dhe informacionet për dokumentet e nevojshme.

Afati i dytë për paraqitjen e kandidatëve për vitin e parë në vitin 2020/2021 në UKM do të jetë 15 dhe 16 shtator, i treti është më 28 shtator në fakultetet në të cilat do të mbesin vende të lira.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button