Diturim Xheladini, rekomandoi librin e gjashtë në sfidën “Sfido shokun në leximin e një libri”

Vazhdon sfida e hapur nga Portalb “Sfido shokun në leximin e një libri”. I nominuari i pestë i kësaj sfide, Diturim Xheladini, student i mjekësisë në Universitetin e Tetovës rekomandoi për ju librin “Shihemi në Majë”, njofton Portalb.mk.

Diturim Xheladini, na bëri të kuptojmë se libri që ka lexuar ai, është për të gjithë ata që besojnë se në botë, gjithçka është e mundur.

“Është një libër për ata që besojnë se në jetë janë të gjithë të krijuar për gjëra të cilat janë të mëdha dhe të mundura. Por, në këtë libër ju  mund të hyjni në botën ku gjithçka është e mundur”- tha ai në videon e tij.

Ndryshe, ky ishte rekomandimi i librit të gjashtë të kësaj sfide. Ditëve në vijim presim rekomandimin e të nominuarit të radhës për të marrë edhe nga ai një mesazh të bukur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button