fbpx

Bjellorusia vendi i parë i huaj që do të pranojë vaksinën ruse kundër COVID-19

Sipas një marrëveshjeje të arritur nga liderët e të dy vendeve në një telefonatë, Bjellorusia do të jetë vendi i parë i huaj që do të pranojë vaksinën ruse kundër koronavirusit, transmeton TCH.

ë një njoftim nga presidenca e Bjellorusisë, thuhet se bjellorusët po ashtu do të marrin pjesë në fazën e tretë të provës në baza vullnetare.

Më 1 gusht, Rusia njoftoi vaksinën e saj kundër koronavirusit.

Zyrtarët rusë kanë konfirmuar se një vaksinim masiv mund të fillojë menjëherë në muajin tetor. Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se vajzës së tij tashmë i është dhënë vaksina.

Putin dhe homologu i tij bjellorus, Alexander Lukashenko, po ashtu diskutuan situatën e fundit në Bjellorusi dhe kufijtë e saj.

Në vazhdën e zgjedhjeve të diskutueshme të 9 gushtit, ku Lukashenko u shpall fitues, presidenti i Bjellorusisë ka akuzuar fuqitë e huaja për nxitje të protestave kundër qeverisjes së tij.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close