Një anëtar i LSDM-së dhe bashkëshorti i prokurores, gjithashtu të akuzuar te rasti “I fuqishmi”

Antonio Milloshoski është i akuzuar në rastin “I fuqishmi”, ku gjithashtu i akuzuar është edhe anëtari i LSDM-së, Janake Vitanoski dhe Vecko Zdravevski, bashkëshorti i prokurores shkupjane, transmeton SDK.

Ata akuzohen për keqpërdorimin e pozitës zyrtare.

Ndryshe, Antonio Milloshoski, ish-ministri në qeverinë e Nikolla Gruevskit, ka reaguar pasi sot Prokuroria ka ngritur akuzë ndaj tij dhe 12-të të dyshuarve të tjerë në rastin “I fuqishmi”, transmeton Portalb.mk. Ai  këto akuza i vlerëson si presion politik ndaj atyre që nuk mendojnë njëjtë.

Këtë rast e hapi Prokuroria Speciale në Mars të 2018-ës. Më pas e mori përsipër Prokuroria Publike ndërsa prokurorja Fatime Fetai vazhdoi të punojë në këtë rast.

PSP-ja gjatë publikimit të rastit deklaroi se Milloshoski, nga pozicioni i tij politik, ka mundësuar shitjen e pronave shtetërore me çmime të ulëta. Në vitin 2011, ai dyshohet se ka arritur ta hetojë këshillin e komunës së Pllasnicës për të tjetërsuar një kooperativë, ndërsa dëmi vlerësohet rreth 50 mijë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button