Bankat parakohe do ta paguajnë pensionin e gushtit, pensionet në dispozicion nga 26 gushti

Bankat edhe këtë muaj para kohe do të bëjnë pagesën e pensioneve informojnë nga Asociacioni Bankar i Maqedonisë.

Të gjithë pensionistët të cilët posedojnë kartela debitore, të mërkurën, më 26 gusht të vitit 2020, përmes bankomatëve dhe në rrjetin tregtar do të kenë në dispozicion pensionin e tyre, ndërsa pagesa me para të gatshme do të realizohet në grupe më 26, 27 dhe 31 gusht dhe 1 shtator.

Pagesa me para të gatshme e pensioneve, për ato pensionistë që nuk posedojnë kartela debitore, do të realizohet në grupe, sipas radhës vijuese

– Të mërkurën, 26 gusht – pensione në lartësi deri 11.000 denarë,

– të enjten, 27 gusht – pensione në lartësi prej 11.001 denarë deri 14.000 denar

– Të hënën, 31 gusht – pensionet në lartësi prej 14.001 denarë deri 18.000 denarë;

– Të mërkurën , 1 shtator – pensione në lartësi mbi 18.000 denarë.

Nga ABM theksojnë se kjo radhitje vlen edhe për shfrytëzuesit e pensioneve nga “Eurostandard Bank” SHA Shkup të cilët nga 21 gushti i vitit 2020 kanë hapur llogari transaksioni në bankë tjetër përmes të cilave duan në të ardhmen të bëhet pagesa e pensionit, transmeton MIA.

Shfrytëzuesit e pensioneve nga “Banka Eurostandard” SHA Shkup do të transferohen në një bankë tjetër pas 21 gushtit. bankat sigurojnë pagesë shtesë më 7, 14 dhe 25 shtator të vitit 2020.

Përkujtojnë se shfrytëzuesit e shërbimeve bankare gjatë vizitë së filialeve dhe ekspoziturave duhet të mbajnë letërnjoftime pajisje dhe të mbajnë distancë përkatëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button