Anti-korrupsioni nuk do ta sanksionojë ministren Nina Angellovska për tërheqjen e parave nga Eurostandard Banka

Komisioni kundër korrupsionit nuk do të ngritë sanksion ndaj Ministres së financave Nina Angellovska pasi e ka shqyrtuar lëndën për konflikt të mundshëm të interesit me falimentimin e Bankës Eurostandard dhe depozitën e saj në atë bankë, njofton Portalb.mk.

Kryetarja e Komisionit kundër korrupsionit Biljana Ivanovska thotë se ata nuk përcaktojnë përgjegjësi penale, por rekomandoi që rregulloret të ndryshohen, veçanërisht memorandumi për bashkëpunim ndërmjet Bankës Popullore dhe Ministrisë së financave dhe organeve të tjera rregullatore, duke shtuar rregullore për rregullimin e konfliktit të interesit.

Ivanovska thotë se Angellovska ka pas mundësi të mësojë të dhënat në lidhje me bankën, ku ajo është kliente e që nuk kanë qenë në dispozicion për depozituesit tjerë në atë bankë. Siç tha ajo në konferencën e sotme për shtyp, këto të dhëna, informacioni kanë mund të ndikojnë në vendimin e saj në lidhje me depozitën në atë bankë, me çka ajo ka pas përparësi ndaj depozituesve të tjerë në bankë.

“Ne nuk ngremë asnjë sanksion ndaj ministres, por duam të theksojmë çështjen etike, e cila është shumë e rëndësishme”, tha Ivanovska, duke shtuar, veç të tjerash, është e qartë se dyshimi ekziston.

Kryetarja e Antikorrupsionit tha që në periudhën pasi Angelovska ishte Ministre e Financave, dy takime të Komitetit për stabilitetit financiar janë mbajtur më 19 Mars dhe 30 Prill, dhe procesverbalet tregojnë se Eurostandard Bank nuk ishte diskutuar.

Banka Popullore ia revokoi licencën e funksionimit të Bankës Eurostandard më 12 gusht, pas së cilës u hap falimentimi për bankën. Më 16 gusht, Ministrja Angellovska tha se ajo kishte tërhequr dy herë para nga Eurostandard Bank, herën e parë për të investuar në një fond investimesh dhe herën e dytë për të blerë një apartament, sepse, siç tha, ajo jeton me qira.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button