Afrikë, 182 të vdekur dhe mijëra raste të reja me COVID-19

Në kontinentin e Afrikës është rritur në 1.192.414 numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në gjithë kontinentin në 24 orët e fundit janë shënuar 9.052 raste të reja me COVID-19, duke e rritur në 1.192.414 numrin e rasteve, ndërsa me 182 vdekjet e reja, numri i viktimave arrin në 27.831.

Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut, me 13.059 ndërsa në Egjipt janë regjistruar 5.262 dhe në Algjeri 1.435 vdekje.

Mauritius nuk ka mbetur më asnjë rast aktiv me COVID-19 ndërsa në Sejshelle dhe Eritrea nuk janë raportuar vdekje deri më tani.

Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 609.773 raste, Egjipti me 97.340 dhe Nigeria me 52.227 raste.

Ndërkohë, numri i të shëruarve në Afrikë është 909.724.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button