Binjaket Genta dhe Gentina rekomanduan librat e radhës në sfidën me titullin “Sfido shokun në leximin e një libri”(VIDEO)

Binjaket Genta dhe Gentina u bënë pjesë e sfidës “Sfido shokun në leximin e një libri”. Librat që i kanë lexuar ato gjatë verës dhe i rekomanduan për ne ishin “Një Mijë Diej Vezullues” dhe “Tri Bijat e Evës”, njofton Portalb.mk.

E nominuara e tretë e kësaj sfide Genta Abdiji rekomandoi librin që ka lexuar ajo këtë verë, duke sjellë një mesazh të bukur për femrat.

“Mesazhi kryesor i këtij libri është që femrat pa marrë parasysh se ku ndodhen duhet të bashkohen dhe ngriten për synimin e tyre, duke marrë parasysh se edukimi është baza themelore për kryengritjen e femrave”- theksoi ajo në videon e saj.

E nominuar nga binjakja e saj, Gentina Abdiji rekomandoi një libër tjetër, përmes të cilit solli një mesazh motivues.

“Ne duhet të jemi vetja jonë, ne duhet të luftojmë për të drejtat dhe ëndrrat tona pavarësisht vendit se ku gjendemi ne çdoherë duhet të realizojmë qëllimin tonë jetësor e mos anojmë kah rrufetë e anshme”- theksoi Gentina në videon e saj.

Është kënaqësi të shohësh se ka të rinj që lexojnë libra dhe përmes sfidës tonë duke nominuar njëri tjetrin dhe duke nxitur të lexojnë edhe më shumë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button