Rrëmuja në një klub nate në Peru, 15 raste me COVID-19

Rreth 15 persona në ahengun në Peru u rezultuan pozitiv ndaj koronavirusit të ri (COVID-19) pas rrëmujës vdekjeprurëse në një klub nate që funksiononte fshehurazi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Së paku13 persona humbën jetën të shtunën kur një bastisje e policisë shkaktoi rrëmujë brenda një klubi nate në Lima, kryeqytetin e Perusë.

Me 23 persona të arrestuar, 15 prej tyre dolën pozitiv ndaj COVID-19 dhe do të karantinohen, u tha të dielën gazetarëve Claudio Ramirez, një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministria e Brendshme njoftoi se policia mbërriti në Thomas Restobar në Lima, ku rreth 120 persona të cilët, duke injoruar masat e mbylljes, ishin mbledhur për aheng.

Njerëzit u përpoqën të iknin me nxitim përmes derës së vetme në katin e dytë, duke shkaktuar një rrëmujë në hapësirën e ngushtë, theksuan zyrtarët. Pas rrëmujës, policia u detyrua ta mbante derën të hapur.

Në një deklaratë zyrtare, ministria raportoi se policia nuk përdorte “asnjë lloj arme ose gaz lotsjellës për të pastruar lokalet”.

Është konfirmuar se deri më tani janë arrestuar 23 persona dhe se autoritetet kanë filluar një hetim për të identifikuar pronarët e klubit të natës dhe ata që organizuan eventin.

Presidenti i Perusë, Martin Vizcarra tha se ndjen keqardhje për të afërmit e viktimave por “gjithashtu zemërim dhe indinjatë me njerëzit e biznesit që organizuan këtë ngjarje”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button