RMV, konsumatorët më shumë janë ankuar për prodhimet teknike, teknikë të bardhë, por edhe mobilje

 Prodhimet teknike, teknika e bardhë dhe prodhimet në shtëpi, janë ndër prodhimet më të përfaqësuara për të cilat ankohen konsumatorët. Të dhënat e Organizatës së konsumatorëve të Maqedonisë së Veriut tregojnë se tek prodhimet teknike më aktualë mes konsumatorëve të dëmtuar ishin celularët dhe televizorët, tek teknika e bardhë, më shumë janë ankuar në makinat për larje, inverterët dhe frigoriferët.

Si prodhim më i zakonshëm në shtëpi, në çka janë ankuar qytetarët, gjatë vitit të kaluar dhe për të cilin janë parashtruar numër i madh i ankesave është ndarë edhe mobiljet.

Nga kategoria në përgjithësi në të cilën konsumatorët i paraqesin problemet me lëshimet, prodhimet që mungojnë, kërkesa e informacionit dhe të ngjashme, numër më i madh i ankesave ishin në kategorinë “prodhim në mungesë” gjegjësisht bëhet fjalë për situata kur konsumatorëve nuk u janë dorëzuar porositë dhe prodhimi i paguar në kohë, transmeton MIA.

Mes shërbimeve më të zakonshme janë ankesat për turistët të cilët kanë të bëjnë me valixhet e humbura gjatë transferit të autobusit.

Tek shërbimet publike – telekomunikimi, energjia elektrike dhe e ngrohjes, ka pasur probleme në të gjitha, tek qytetarët e telekomunikimit janë ankuar në llogaritë, ndërsa tek energjia elektrike dhe e ngrohjes për llogari dhe për llogari të vjetra.

Në pjesën e këshillimeve speciale, më të zakonshme ishin problemet me sigurimin, ndërsa ankesat për ushqim dhe strehim janë reduktuar në minimum, duke e pasur parasysh, theksojnë nga Organizata, faktin se AUV ka linjë falas për ankesa dhe Sektor për mbrojtje të konsumatorëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button