Bizlij: Navalni do t’i mbijetojë helmimit

 Lideri i opozitës ruse Aleksej Navalni i cili u dërgua dje në spital në Gjermani do të mbijetojë nga helmimi, deklaroi Jaka Bizlij, aktivist dhe themelues i Fondacionit “Film për Paqen”.

“Ai do t’i mbijetojë sulmit helmues, por nuk do të jetë në gjendje të bëjë punë politike me muaj”, deklaroi Bizlij për “Billd”, fondacioni i të cilit siguroi transferimin e Navalnit nga Rusia në Gjermani, transmetojnë mediat britanike.

Navalni, të shtunën u transferua nga një spital në qytetin siberian Omsk për në Gjermani, pasi mjekët konstatuan se është në gjendje të qëndrueshme për të udhëtuar, transmeton MIA.

Opozitari dhe blogeri rus aktualisht është në gjendje kome të induktuar dhe po kurohet në njësinë e kujdesit intensiv në spitalin “Çarite” në Berlin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button