Arinjtë e sharrit zbresin deri në Tetovë

Arinjtë nga Mali Sharr kanë filluar të vijnë më afër Tetovës. Ndërsa, para pak kohe, kanë shëtitur në vendin e njohur për piknik, Banjiçe, e disa tetovarë e kanë incizuar një ari duke u ushqyer pa u shqetësuar fare. Nuk ka qenë aspak agresiv dhe shpejtë është fshehur në pyllin e dendur rreth rrugës. Vendi ku është parë ariu është vetëm 3-4 kilometra vijë ajrore nga Tetova. Kjo nuk është hera e parë arinjtë e Malit Sharrit të zbresin afër vendbanimeve. Rast i këtillë është parë më shumë herë edhe në fshatin Dobroshtë të Tetovës, njofton SDK, transmeton Portalb.mk.

Arinjtë në Maqedoni, me Ligjin për gjueti nga viti 1996, si kafshë e egër e rrallë janë futur nën mbrojtje dhe gjuetia e tyre nuk lejohet.

Në Dobrosht ekziston edhe shoqata “Sharri Bear” qëllimi i të cilës është t’i ndihmojnë kësaj kafshe të egër të rrallë e të mbrojtur të mbijetojë në Malin Sharr.

Kemi pika-ushqimi ku u lëmë haje për t’i shmangur arinjtë, që kërkojnë ushqim, të shkaktojnë dëme nëpër bulmetore dhe bletore. Arinjtë i dinë këto vende ku u lëmë ushqim dhe vijnë rregullisht. Këtu kemi vendosur kamera automatike të cilat i filmojnë arinjtë dhe kështu e monitorojmë gjendjen e tyre, thonë nga “Sharri Bear”. (Foto: Fejsbuk)
Kemi pika-ushqimi ku u lëmë haje për t’i shmangur arinjtë, që kërkojnë ushqim, të shkaktojnë dëme nëpër bulmetore dhe bletore. Arinjtë i dinë këto vende ku u lëmë ushqim dhe vijnë rregullisht. Këtu kemi vendosur kamera automatike të cilat i filmojnë arinjtë dhe kështu e monitorojmë gjendjen e tyre, thonë nga “Sharri Bear”. (Foto: Fejsbuk)

“Duhet të dihet që nëse arinjtë kanë mjaft ushqim ata nuk i sulmojnë as stanet me dhen, as koshat e bletëve, as njerëzit. Dominon mendimi që arinjtë janë kafshë të rrezikshme dhe sulmojnë njerëz, mirëpo nuk është ashtu. Ato janë kafshë që frikohen dhe nëse rastis të dalin përballë ndonjë njeriu në pyll, ato nuk sulmojnë por ikin. Shumë, shumë rrallë shkaktojnë dëm. Është e vërtetë që , para pak kohe një ari ka zbritur deri në fshatin tonë dhe është ëmbëlsuar me mjaltë nga një bletore, por ky ishte vetëm incident, e jo dukuri e rregullt. Sipas evidencës tonë, në Malin Sharr ka mbi njëzetë arinj nga të cilat vetëm në rajonin  e fshatit Dobrosht kemi regjistruar 12 arinj”, thotë Irfan Selimi, kryetar i “Sharri Bear”.

Shoqata “Sharri Bear” është një nga të rrallat nëse jo edhe e vetmja që kujdeset për arinjtë. Anëtarët e saj çdo ditë u dërgojnë ushqim në pika të veçanta arinjve, për t’u ndihmuar me ushqimin dhe të mos vijnë në tundje të sulmojnë ndonjë bulmetore apo bletore.

“Më herët shumë i kanë vrarë arinjtë. Megjithëse si specie pyjore janë të mbrojtur, për shkak të gjuetisë ilegale, djegies dhe prerjes së pyjeve, veçanërisht pas vitit 2001, numri i arinjve në Malin Sharr është zvogëluar shumë. Tani gjendja është përmirësuar shumë dhe ka kohë që nuk kemi vërejtur ndonjë ari të jetë e qëlluar. Mirëpo edhe përkrah kësaj, ne nga shoqata “Sharri Bear” jemi të organizuar në dhe kujdesemi për arinjtë dhe rregullisht u dërgojmë ushqim, misër, perime, molla. Kemi pika për ushqim ku u lëmë haje që të shmangim arinjtë, që kërkojnë ushqim, të dëmtojnë bulmetoret dhe bletore. Arinjtë i dinë këto vende ku u lëmë ushqim dhe rregullisht vijnë. Këtu kemi vendosur kamera automatike që i filmojnë arinjtë dhe kështu e monitorojmë gjendjen e tyre. Kemi incizuar edhe një  ari të vogël që sipas vlerësimit tonë me siguri kishte disa qindra kilogram, ndërsa kur u ngrit në dy këmbë ishte thuajse tre metra. Ai, pasi u ngop me ushqimin që e lamë, qetë hyri në pyll”, tregon Selimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button