Forcat ndërkombëtare ia dorëzuan Irakut një bazë ushtarake

Koalicioni i forcave ndërkombëtare, që udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara, u tërhoq nga baza ushtarake irakiane Taji dhe ia dorëzoi këtë bazë forcave të sigurisë së Irakut.

Baza, që gjendet 20 kilometra në veri të Bagdadit, gjatë muajve të fundit ka qenë cak i sulmeve me raketa nga militantët e mbështetur nga Irani.

“Lëvizja e personelit ushtarak të koalicionit është pjesë e një plani të koordinuar me Qeverinë e Irakut”, tha ky koalicion, duke shtuar se kampi Taji, historikisht ka qenë shtëpi e 2,000 trupave të koalicionit, shumica prej të cilëve janë zhvendosur që aty gjatë kësaj vere, transmeton REL.

Shtetet e Bashkuara kanë rreth 5,000 trupa të vendosura në Irak dhe rreth 2,500 të tjerë i përkasin vendeve të tjera që bëjnë pjesë në këtë koalicion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button