Shpërthim në Afganistan, 7 civilë të vdekur

Shtatë civilë kanë humbur jetën në një shpërthim në provincën Ghazni të Afganistanit, njoftuan autoritetet lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Guvernatorit të provincës Ghazni, Vahidullah Xhumazada, tha në një deklaratë për shtyp se një bombë e vendosur në anë të rrugës në zonën Dere-i Kiyak të rrethit Çagatu shpërtheu kur një automjet që po transportonte civilë po kalonte nëpër këtë zonë.

Xhumazada tha se në mesin e të vdekurve gjenden edhe fëmijë.

Ende askush nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button