Ndërroi jetë një dibran 63-vjeçar me KOVID-19, 137 raste të reja në RMV

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 137 raste të reja, 58 janë shëruar, ndërkaq 1 person ka ndërruar jetë. Me këtë, numri i të përgjithshëm ka arritur në 13.595, të shëruarve në 10.110, të vdekurve në 564, ndërkaq për momentin ka 2.921 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Një 63-vjeçar nga Dibra ka ndërruar jetë në kushte spitalore”, thonë nga Ministria.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

  • Shkup 53
  • Kumanovë 19
  • Gostivar 10
  • Shtip 8
  • Manastir 7
  • Veles 6
  • Sveti Nikole 6
  • Dellçevë 5
  • Tetovë 4
  • Makedonski Brod 3
  • Kërçovë 3
  • Negotinë 2
  • Strugë 2
  • Gjevgjeli 2
  • Kriva Pallankë 2
  • Probishtip 2
  • Berovë 2
  • Strumicë 1

Të shëruarit në 24 orët e fundit

  • Shkup 22
  • Strugë 11
  • Ohër 9
  • Gostivar 5
  • Tetovë 3
  • Demir Hisar 3
  • Manastir 2
  • Shtip 1
  • Prilep 1
  • Vinicë 1

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

  • Shkup 5,669, aktiv 861
  • Kumanovë 1,374, aktive 336
  • Tetovë 1,184, aktive 169
  • Shtip 1.108, aktiv 258
  • Gostivar 732, aktiv 315
  • Strugë 546, aktive 141
  • Prilep 391, aktiv 56
  • Ohër 323, aktiv 57
  • Sveti Nikole 275, aktiv 66
  • Kërçovë 260, aktive 106
  • Veles 259, aktiv 35
  • Dibër 237, aktive 73
  • Manastir 195, aktiv 54
  • Kavadar 168, aktiv 99
  • Resnjë 146, aktiv 1
  • Koçan 132, aktiv 30
  • Probishtip 75, aktiv 20
  • Makedonski Brod 68, aktiv 38
  • Vinicë 63, aktiv 41
  • Demir Hisar 60, aktiv 27
  • Strumicë 57, aktiv 22
  • Gjevgjeli 41, aktiv 23
  • Negotinë 40, aktiv 12
  • Radovish 39, aktiv 10
  • Kriva Pallankë 37, aktive 12
  • Berovë 36, aktive 27
  • Dellçevë 32, aktiv 27
  • Kratovë 16, aktiv 2
  • Krushevë 16, aktiv 0
  • Pehçevë 9, aktiv 3
  • Vallandovë 7, aktiv 0

Në 24 orët e fundit janë bërë 1.414 teste, ndërkaq prej fillimit të pandemisë janë bërë 137.465 teste.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button