Vaksina për KOVID-19 në RMV, tani për tani nuk planifikohet të jetë e obligueshme

Portali, “Slloboden Peçat” sot njoftoi se vaksina e Oksfordit kundër KOVID-19, që pritet të vijë në vend me ndërmjetësimin e Polonisë, nuk do të jetë e obligueshme. Kështu deklaroi drejtori i Qendrës së Shëndetit Publik Shkup dhe anëtari i Komisionit të Sëmundjeve Infektive, Aleksandar Stojanov, njofton Portalb.mk.

“Nuk mundet që vaksina kundër KOVID-19 të jetë e obligueshme. Ka vaksina të obliguara sipas kalendarit, për personat deri në 18 vjet, por më tej tjerat duhet që të merren si për shembull për tifus, grip, ethet e verdha, nuk janë. Askënd s’mundemi ta detyrojmë që ta pranojë vaksinën. Ideja ishte që vaksinimi të zhvillohet në çdo gjashtë muaj, por ende nuk është zyrtarizuar, pasi që nuk e dimë se sa kohë do të mbrojë. Mund të them, se si te të gjithë tjerët, ashtu edhe te ne, në aq kohë sa do të vaksinohet në vendet tjera, atë modus do ta ndjekim edhe ne. Sipas rekomandimeve të OBSH-së, çdo vend duhet që të fitojë doza për 20% nga popullata, që për kushtet tona do të ishte rreth 400.000 vaksina. A do të vijnë aq, do ta shohim”, deklaroi Stojanov.

Edhe burimet tjera që i ka kontaktuar “360 Gradë” thonë se vaksina për KOVID-19 në RV nuk do të jetë e obligueshme, por se ai është qëndrim vetën për “tani”, Me fjalë tjera, nuk ka zgjidhje definitive kështu që ka mundësi që qëndrimi aktual të ndryshohet.

Në deklaratë për “Slloboden Peçat”, Stojanov plotëson dhe se vaksina, e cila është në fazat e tretë prej të katërt të testimit, në vend fillimisht do të marrin grupet e rrezikuara, pastaj të sëmurit kronik dhe të moshuarve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button