Arjen Robben përsëri e veshi fanellën e klubit amë Groningen

Futbollisti legjendar holandez, Arjen Robben, dje luajti ndeshjen e parë për klubin e tij amë Groningen, pasi në fund të qershorit kishte njoftuar se se do të kthehej në këtë klub, raporton Anadolu Agency (AA).

Robben (36), në ndeshjen miqësore kundër Almere City, si kapiten i skuadrës luajti 30 minutat e para

Ndeshja u luajt në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri dhe përfundoi me rezultatin 1:1.

Robben u tha gazetarëve se është i lumtur që përsëri iu kthue fushës së blertë.

Mesfushori i famshëm karrierën e filloi pikërisht në Groningen, ku luajti nga viti 2000 deri më 2002, ndërsa më pas veshi fanellat në PSV, Chelsea, Real Madrid dhe Bayern Munich.

Ai gjurmët më të thella i la në Bayern, klub për të cilin nga viti 2009 deri më 2019 regjistroi 201 paraqitje dhe 99 gola. Në fanellën e përfaqësueses së Holandës, ai ka 96 paraqitje, me 37 gola të shënuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button