NATO hodhi poshtë pretendimet për dërgimin e forcave shtesë në kufirin e Bjellorusisë

Krerët e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) kanë hedhur poshtë pretendimet e Presidentit të Bjellorusisë Alexander Lukashenko për intensifikimin e forcave të NATO-s në Poloni dhe Lituani, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e NATO-s Oana Lungescu tha në një deklaratë se janë absolutisht të pavërteta dhe të pabaza pretendimet për dërgimin e trupave shtesë të NATO-s në kufirin e Bjellorusisë.

“NATO nuk paraqet kërcënim për Bjellorusinë dhe për asnjë vend tjetër. Nuk janë dërguar forca të reja në rajon. Angazhimi ynë është vetëm mbrojtja. Ne jemi në gatishmëri dhe të gatshëm të mbrojmë çdo aleat në rast të një sulmi. Ne i bëjmë thirrje Minskut zyrtar të respektojë të drejtat themelore”, tha Lungescu.

Me një fitore bindëse në zgjedhjet e 9 gushtit, Presidenti i Bjellorusisë fitoi një mandat të ri në krye të vendit, por gjithashtu u përball me protesta masive dhe akuza nga opozita për parregullsi në procesin zgjedhor.

Ai akuzoi NATO-n se dëshiron të shkatojë përçarje në Bjellorusi dhe të vendosë një president tjetër në krye të vendit.

“Kjo është ndërhyrje e hapur në punët e brendshme të shtetit tonë sovran”, tha Lukashenko, i cili vazhdon të përballet me protesta masive dhe kritika nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button