Kina e miratoi testimin e vaksinës kundër Kovid-19 te njerëzit

Kina miratoi testime të vaksinës potenciale kundër Kovid-19 tek njerëzit, kumtoi pushteti lokal në qytetin jugperëndimor Çengdu, shkruan Mia.mk.

Vaksina është kultivuar në qelizat e insekteve ndërsa është testuar tek majmunët dhe tani për tani nuk ka efekte të dukshme anësore.

Shkencëtarët kinezë janë duke i analizuar edhe tetë vaksina potenciale kundër koronavirusit të ri, që ndodhen në faza të ndryshme të analizës klinike.

Kompanitë e huaja, si ajo gjermane “BioNteç” (BioNTech) dhe ajo amerikane “Inovio farma” (Inovio pharma), gjithashtu po bashkëpunojnë me firma kineze që të mund ta testojnë vaksinën e tyre në Kinë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button