Britania mbështeti përpjekjet diplomatike të Gjermanisë për Mesdheun Lindor

Britania mbështet përpjekjet gjermane për të negociuar një zgjidhje politike mbi kërkimet e energjisë dhe kufijtë detarë në Mesdheun Lindor, deklaroi të premten ministri britanik i Mbrojtjes, raporton Anadolu Agency (AA).

“Unë u kam ofruar mbështetjen time homologëve të mi gjermanë, për t’u siguruar dhe me shpresë se do të arrijmë një rezultat të mirë”, tha Ben Wallace në një konferencë të përbashkët shtypi me homologët e tij gjermanë dhe francezë në SaarlandGjermanisë.

Wallace gjithashtu tha se ata kishin “diskutime të mira” për Mesdheun Lindor dhe çështjet rreth sundimit të ligjit, lirinë e lundrimit, dhe njohjen e çështjeve të ndryshme në rajon.

Udhëheqësit gjermanë dhe francezë kërkuan të enjten uljen e tensioneve në Mesdheun Lindor dhe u zotuan të mbështesin përpjekjet diplomatike për të zgjidhur mosmarrëveshjet e kufijve detarë midis Greqisë dhe Turqisë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel përsëriti thirrjen e saj Greqisë dhe Turqisë për të rifilluar bisedimet e drejtpërdrejta për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre të gjata dhe tha se Berlini dhe Parisi do të rrisin bashkëpunimin e tyre për të lehtësuar arritjen e një zgjidhjeje diplomatike.

Përpjekjet diplomatike të Merkelit për ndërmjetësimin midis Turqisë dhe Greqisë u minuan rëndë në fillim të këtij muaji kur Macron njoftoi se Franca do të dërgonte anije luftarake në rajon në mbështetje të Greqisë.

Macron thelloi tensionet e përshkallëzuara më tej në Mesdheun Lindor.

Por të enjten, gjatë konferencës për shtyp, Macron potencoi rëndësinë e nismës diplomatike të Merkelit dhe tha se Parisi do të mbështesë përpjekjet e Berlinit.

Turqia akuzon Greqinë për ndjekjen e politikave maksimaliste në Mesdheun Lindor dhe thekson se pretendimet e saj detare shkelin të drejtat sovrane të Turqisë, vendi me vijën më të gjatë bregdetare në rajon.

Pasi Greqia dhe Egjipti nënshkruan një marrëveshje të diskutueshme të demarkimit detar në fillim të këtij muaji, Ankaraja rifilloi kërkimet e energjisë në Mesdheun Lindor në një zonë brenda shelfit kontinental të vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button