Denoncuesi i Nefi Useinit tani thotë se ai nuk e ka sulmuar

Këshilltari i BDI-së në Komunën e Ohrit, Nefi Useini, dhe vëllai i tij akuzohen për dhunë ndaj Spirko Topalloski nga Ohri. Gjykata u caktoi masën paraburgim prej 8 ditë, ndërsa policia është ende në kërkim të tyre. Ndërsa denoncuesi i incidentit, nga ana tjetër, sot ka dalë me deklaratë të kundërt, shkruan Ohri 1, transmeton Portalb.mk.

Avokati i Spirko Topalloskit nga Ohri, sot ka dërguar një letër të shkruar në të cilën e përcjell deklaratën nga Topaloski për ngjarjen e pakëndshme, por me një përmbajtje të ndryshme nga ajo që fillimisht e ka raportuar klienti i tij dhe sipas së cilës vepron policia. Në deklaratën e sotme ai thotë:

“Unë, Spirko Topalloski, tani në gjendje të mirë shëndetësore, dua të përgënjeshtroj artikujt që janë bërë publike këto ditë, jashtë kontekstit dhe jashtë çdo gjëje që ndodhi në ditën kritike. Nga një ngjarje dhe mosmarrëveshje të pakëndshme, e cila mbase rezultoi për shkaqe politike, përkatësisht nga struktura të panjohura për mua, për të diskredituar emrin e tij dhe për të prishur miqësinë tonë. Ndërsa Nefi dhe unë bisedonim, morra një goditje në shpinë dhe nga stresi që pësova, veçanërisht sepse djali im ishte i pranishëm, mora përshtypjen e gabuar për gjithçka. Për të qenë i sinqertë, nuk pashë armë, por në gjithë panikun që pasoi, më krijoi përshtypjen se kishte armë, por në fakt nuk kishte. Dua të theksoj se bëhet fjalë thjesht për një keqkuptim, i cili është tejkaluar. Nefi ka qenë dhe do të jetë shoku im. E lus publikun dhe mediave të merren me ngjarje të tjera të rëndësishme, jo të tilla të fabrikuara”, thuhet në shkrimin që e botoi portali “Ohri 1”.

Policia ka ngritur kallëzim penal kundër këshilltarit të BDI në Komunën e Ohrit, Nefi Useini dhe vëllain e tij si autorë të dyshuar të veprës penale “dhunë” dhe “mbajtjes pa leje të armëve ose materialeve shpërthyese”. Me urdhër të Prokurorit publik, është kryer një kontroll në shtëpitë e dy të dyshuarve, por vëllezërit nuk u gjetën në shtëpi.

Tre ditë më parë, policia njoftoi se po vepronte sipas kallëzimit nga personi S.T. se ai ishte sulmuar fizikisht dhe se ai dhe djali i tij i mitur ishin kërcënuar me armë zjarri nga Useini dhe disa të tjerë.

Personi i sulmuar, Spirko Topalloski, fillimisht deklaroi se Nefi Useini e kishte thirr atë në një hotel dhe pas një grindjeje të shkurtër verbale, ai e kishte goditur në kokë me një armë së bashku me njerëzit e tjerë, gjë që është krejtësisht në kundërshtim me letrën e tij drejtuar mediave sot.

Nefi Useini është njeriu i parë i partisë BDIOhër. Kreu i partisë Ali Ahmeti tha për rastin që çështje të tilla nuk mund të zgjidhen nga partia, por nga agjencitë e zbatimit të ligjit, pra prokuroria dhe policia.

Kundër Useinit në të kaluarën janë ngritur kallëzime penale për shumë raste të dhunës, sulmeve fizike, uzurpim të hapësirës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button