fbpx

Ademi rekomandoi librin e tretë në sfidën me titullin “Sfido shokun në leximin e një libri”(VIDEO)

“Sfido shokun në leximin e një libri” ishte kjo sfidë e hapur nga Portalb, me qëllim të nxitjes të të rinjve në leximin e më shumë librave. Studenti Adem Jashari jep për ne rekomandimin e librit të tretë të kësaj sfide, njofton Portalb.mk.

Adem Jashari student i juridikut në Universitetin e Evropës Juglindore sjell një mesazh të bukur përmes librit që ka lexuar ai këtë verë.

“Do t’ju them një frazë që është e shënuar në fund të librit “Kur jemi të lumtur bëhemi gjithmonë të mirë por, kur jemi të mirë jo gjithmonë jemi të lumtur”, unë do t’jua kisha sugjeruar këtë libër për të kuptuar se si njeriu mund të ndryshoj, nga i mirë të bëhet i keq”- theksoi ai në videon e tij.

Ndryshe, ky ishte rekomandimi i librit të tretë  të kësaj sfide e cila nuk përfundon këtu. Ditëve në vijim presim videon e të nominuarës së radhës për të marrë një mesazh të bukur dhe nga ajo.

 

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close