fbpx

HULUMTIMI ONLINE: Shumica e manifestimeve ku morën pjesë të rinjtë nuk ndoqën rekomandimet për mbrojtje nga covid-19

Një e treta ose 30 % e të rinjve, të cilët ishin pjesëmarrës në sondazhin e realizuar në internet nga Meta.mk në bashkëpunimin me faqen e instagramit “studentarijamk, u përgjigjën se kanë marrë pjesë në ndonjë manifestim në lokal apo në shtëpinë e dikujt brenda ose jashtë, manifestim ky që numëronte më shumë se pesëdhjetë njerëz, njofton Portalb.mk.

Sipas përgjigjeve të dhëna, të anketuarit morën pjesë në ahengje dhe aktivitete të organizuara në bare në disa qytete të vendit, por më shpesh përmendeshin bare dhe klube në Ohër, Shkup, Strugë, Prilep dhe Kumanovë. Shumë nga të rinjtë u përgjigjën se ata organizuan tubimet me miqtë dhe të afërmit e tyre në shtëpitë ose oborret e tyre.

Rreth 77.7 përqind e atyre që morën pjesë në një manifestim u përgjigjën se gjatë mbledhjes nuk u respektuan rekomandimet për mbajtjen e maskës dhe mbajtjen e distancës. Ndërkaq vetëm 22.3 përqind u përgjigjën se në manifestimin ku morën pjesë, rekomandimet e autoriteteve u respektuan.

Përveç kësaj, gjithashtu ndahen edhe ndjenjat e të rinjve për rrezikimin e mundshëm të shëndetit të tyre gjatë tubimeve. Gjatë manifestimeve, 56.5 përqind e të anketuarve ishin të shqetësuar për shëndetin e tyre, ndërsa 43.5 përqind u përgjigjën se nuk e kishin ndjenjën se prania e tyre atje mund të rrezikonte shëndetin e tyre.

Derisa, restorantet dhe kafenetë funksionojnë me kapacitet të kufizuar, klubet e natës nuk kanë marrë ende një rekomandim nga Komisioni i Sëmundjeve Infektive që ata të mund të fillojnë të funksionojnë. Shumica e të rinjve, 77.8 përqind, pajtohen që është shumë herët për të hapur klube të natës.

Në pyetjen: A mendoni se ekziston një mënyrë për të organizuar manifestime në bare, dhe në të njëjtën kohë festa është e sigurt për shëndetin e vizitorëve, 49% e të anketuarve janë përgjigjur në mënyrë pozitive. Pjesa tjetër, 51% kanë dhënë një përgjigje negative për këtë pyetje.

Pyetjet e sondazhit u postuan në internet në profilin e instagramit @studentarijamk, ndërsa u përgjigjën më shumë se 3,000 të anketuar. Megjithëse ky nuk është një studim i kryer profesionalisht me një mostër përfaqësuese, ne besojmë se rezultatet japin një pasqyrë përkatëse.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close