fbpx

Kosovë: Nëntë të vdekur dhe 169 raste të reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) të shtunën ka raportuar për 9 persona të vdekur dhe 169 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, shkruan REL.

Shifrat e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 455 mostrave, njofton IKSHPK.

Sipas të dhënave të fundit, numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 457.

Komuna me numrin më të madh të rasteve të reja me COVID-19, është ajo e Prishtinës, ku janë regjistruar 34 raste, njofton Instituti.

Që prej 13 marsit – kur u regjistruan rastet e para me koronavirus në Kosovë – e deri më 22 gusht, në Kosovë janë regjistruar 12,337 të infektuar me koronavirus.

Prej tyre, 8,346 pacientë janë shëruar dhe 3,534 raste vazhdojnë të jenë aktive.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close