Policia e Maltës e mori në pyetje ish kryeministrin Xhozes Muskat në lidhje me vrasjen e gazetares Dafne Karuana Galicia

Policia e Maltës e mori në pyetje ish kryeministrin Xhozes Muskat për të dëshmuar për biznesmenin Jorgen Feneh, njeriun për të cilin besohet se qëndron pas vrasje së gazetares investigative Dafne Karuana Galicia, shkruan Mia.mk.

Ish kryeministri dje pasdite kaloi rreth një orë në stacionin policorë në afërsi të La Valetës.

Në largimin e tij nga atje, Muskat u tha gazetarëve se ai ishte marrë në pyetje në lidhje me një deklaratë që Feneh i kishte dhënë policisë, detajet e së cilës tashmë kishte shkruar edhe gazeta “Sandej Tajmes of Malta”.

“U përgjigja në gjitha pyetjet tuaja, kurse policia sërish konfirmoi se nuk më llogarit të dyshuar”, u tha Muskat gazetarëve.

Muskat dha dorëheqjen pasi u zbulua se ai ishte mik i Feneh, nga i cili merrte dhurata të shtrenjta dhe që po priste gjykimin për bashkëpunim të dyshuar në vrasje.

Feneh i përgënjeshtroi akuzat.

Gazetarja Karuana Galcia u vra gjatë një shpërthimi të një automobili-bombë në tetor të vitit 2017.

Tre bura janë akuzuar për vendose të bombës, dhe tani presin gjykimin.

Feneh ndryshe një nga biznesmenët më të njohur në Maltë u arrestua në nëntor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button