Brazili regjistroi 1.054 vdekje nga COVID-19 në 24 orë, India 945, Meksika 504

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 1.054 vdekje, në Indi 945 dhe në Meksikë 504, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë e Brazilit njoftoi se me 30.355 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit, ka arritur në 3.532.330 numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend, ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 101.752 me 1.054 vdekje të reja.

Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorësh, është rajoni më i prekur në vend nga pandemia me 735.960 raste dhe 28.155 vdekje nga COVID-19.

Ndërkohë, numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 2.670.755.

Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorësh, Brazili cilësohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Latine.

Ministria e Shëndetësisë së Indisë tha se në 24 orët e fundit, në vend janë shënuar 69.794 raste të reja, duke e rritur në 2.975.701 numrin e të infektuarve, ndërsa me 945 vdekjet e reja në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 është rritur në 55.794.

Deri më tani, numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në 2.222.577.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e tretë në botë për sa i përket numrit të rasteve.

Ministria e Shëndetësisë e Meksikës njoftoi se me 504 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 59.610. Ndërkaq, me 5.928 raste të reja, numri i të infektuarve me COVID-19 është rritur në 485.836.

Deri më tani, në vend janë shëruar 376.409 persona të prekur me COVID-19.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë, rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt, ndërsa vdekja e parë më 19 mars

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button