Messi përgatitet të bëhet futbollisti i dytë me fitime prej 1 miliard dollarësh

Ylli argjentinas Lionel Messi po përgatitet të bëhet lojtari i dytë që ka fituar 1 miliard dollarë në karrierën e tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas revistës Forbes, fitimet e përgjithshme të Messit, i cili konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë të futbollit në botë, do të arrijnë në 1 miliard dollarë nëse përfundon sezonin 2020-2021 me skuadrën spanjolle Barcelona.

Pas Cristiano Ronaldos, të ardhurat e të cilit arritën në 1 miliard dollarë sezonin e kaluar, Messi do të jetë futbollisti i dytë dhe sportisti i katërt me këtë epitet.

Deri më tani, krahas Ronaldos, shifrën prej 1 miliard dollarësh e kanë arritur edhe fitimet e golfistit Tiger Woods the boskierit Floyd Mayweather.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button