Lisbonë, nesër finalja e madhe e Ligës së Kampionëve mes PSG dhe Bayern

Nesër në mbrëmje është caktuar ndeshja finale e këtij viti në Ligën e Kampionëve, në të cilën do të takohen Paris Saint-Germain (PSG) dhe Bayern Munich, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndeshja finale luhet në ora 21:00 në stadiumin “Luz” në qytetin portugez Lisbonë.

Ndeshja, e cila do të luhet pa praninë e tifozëve për shkak të pandemisë së koronavirusit, do të gjykohet nga arbitri italian Daniele Orsato.

Lojtarët e Bayernit u kualifikuan për në finale pas fitores kundër Lyonit me rezultatin 3:0, kurse PSG arriti në finale me fitoren kundër RB Leipzigut, gjithashtu me rezultatin 3:0.

Liga e Kampionëve u shty për shkak të pandemisë së koronavirusit në mes të marsit, kurse finalja po luhet në Lisbonë. Për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe rrethanave të reja, UEFA ndryshoi formatin e fazës së eleminimit, kështu që nuk u luajtën nga dy ndeshje por vetëm nga një, nga çerekfinalja deri në fund të turneut.

Gjithashtu, për të shmangur udhëtimet dhe për të minimizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit, u vendos që të gjitha ndeshjet të luhen në një qytet, në kryeqytetin portugez, Lisbonë. Të gjitha ndeshjet luhen në dy stadiume të gjigandëve portugezë Benfica dhe Sporting, Luza dhe Jose Alvalade.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button