fbpx

Pse nuk duhet ta kapni kurrë fëmijën në kyçin e dorës

Shpesh shumë veprimeve që bëjmë zakonisht nuk u kushtojmë rëndësinë e duhur. Por sjelljet tona luajnë një rol të madh, sidomos kur kemi të bëjmë me një fëmijë, shkruan class.

Mbase nuk e kishit menduar kurrë se mënyra si e mbani fëmijën tuaj kur ecni bashkë i përcjell disa ndjesi atij.

Në një reagim në rrjetet sociale, pediatrja Lira Gjika ka sjellë në vëmendje pikërisht këtë gjë, duke shpjeguar pse nuk duhet ta kapni fëmijën nga kyçi i dorës, por përdore.

“Të rritur, prindër dhe edukatorë, mos e kapni fëmijën e vogël nga kyçi i dorës, por jepini dorën. Kapja e fëmijës nga kyçi i dorës, është një mënyrë aspak siguruese, aspak qetësuese për fëmijën, përkundrazi është një formë gati ndëshkuese dhe mospërfillëse. Në këtë lloj kapje nuk ka asnjë element të respektit dhe butësisë që fëmija ka aq shumë nevojë. Në këtë kapje ka vetëm bezdi dhe frikë. Këtë doni t’i trasmetoni fëmijës: bezdi, pasiguri dhe frikë? Mendoj që nuk është kaq e vështirë që me fëmijën të kapeni përdore dhe jo ta kapni për kyçi. Ju jeni prindërit dhe edukatorët e fëmijës dhe jo policë që e kapni për kyçi” , -tregon Lira Gjika.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button
Close