Fiku – fruti me shumë veti shëruese

Fiqtë e thatë konsiderohen super ushqim që është i disponueshëm për ne gjatë gjithë vitit, por vështirë se mund të tejkalojë frutin e freskët dhe me lëng që rriten në zonën tonë për vite me rradhë, shkruan Panacea.mk.

Fiku i freskët përmban deri në 80 përqind ujë, meqenëse stimulon energjinë nga pikëpamja ushqyese, më së miri është të konsumohet në mëngjes.

Ul tensionin e gjakut

Fiqtë janë burim i shkëlqyeshëm i kaliumit, i cili ndihmon në uljen dhe rregullimin e tensionit të gjakut. Mineralet e kaliumit nuk janë mjaftueshëm të disponueshme në ushqimin tonë, prandaj është i nevojshëm për funksionimin e organizmit.

Ndihmon në humbjen e peshës

Është burim i mirë i fibrave dietike që përmirëson tretjen dhe jep ndjenjën e ngopjes, duke ndihmuar kështu në uljen e peshës së tepërt. Fiqtë përmbajnë më shumë fibra të tretshme dhe të patretshme se frutat e tjerë. Fibra e tretshme gjithashtu ndihmojnë në uljen e kolesterolit në gjak. Në 100 gram fiq ka vetëm 74 kalori.

Ul sheqerin në gjak

Gjethet e fikut ulin nivelin e sheqerit në gjak. Gjethet mund të përdoren jo vetëm në përgatitjen e pjatave të ndryshme, por edhe si çaj. Disa studime kanë treguar që fiqtë ndihmojnë në rregullimin e sheqerit te njerëzit me diabet të tipit 1.

Ndihmon për një humor të mirë

Përmban sasi të madhe të vitaminës B6 e cila i jep energji trupit, siguron elasticitetin e lëkurës dhe forcon muskujt. Kjo vitaminë përmirëson punën e trurit, me këtë edhe përqendrimin dhe gjendjen shpirtërore të përgjithshme. Nëse vuani nga pagjumësia ose PMS, fiqtë mund të ndihmojnë për shkak të përmbajtjes së tyre të lartë të magnezit.

Përmban minerale dhe vitamina

Përqendrimet e larta të glukozës dhe fruktozës janë zëvendësues i shëndetshëm i sheqerit të bardhë, industrial. Fiqtë përmbajnë shumë hekur, kalcium, kalium, magnez, vitaminë B6, E, C dhe vitaminë A. Janë të pasura me beta-karoten, ndërsa ndihmon gjatë lodhjes dhe për detoksifikim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button