Rritja e çmimit të rrymës, protesta edhe në Gostivar e Kërçovë, ku pati edhe përplasje fizike me policinë

Për shkak të vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë në Maqedoninë e Veriut, përveç qytetarëve të Shkupit dhe Tetovës, sot protestuan edhe qytetarët e Gostivarit dhe Kërçovës, transmeton Portalb.mk. Këto janë protestat e treta me radhë.

Në Kërçovë u protestua nëpër sheshin e qytetit, për të vazhduar drejt magjistrales. Gjatë protestës, pati edhe përplasje fizike ndërmjet protestuesve dhe punonjësve policor.

Për arsye të njëjta, si masë më radikale, qytetarët e Gostivarit e bllokuan autostradën Gostivar-Kërçovë. Këtë autostradë në segmente tjera e bllokuan edhe qytetarët e Tetovës, derisa qytetarët e Shkupit bllokuan ndër dy udhëkryqet kryesore të qytetit.

Sindikatat, organizatat e shoqërisë civile dhe disa parti politike në vend reaguan pas njoftimit të komisionit dhe protesta e parë paqësore kundër paralajmërimit të EVN-së u mbajt më 6 gusht, ndërsa e dyta më 14 gusht. Lajmi për rritjen e çmimit të rrymës u prit me reagime të ashpra në opinion, si rezultat i së cilës erdh edhe ideja për të protestuar. Mijëra banorë në Tetovë, Shkup, Kumanovë, Gostivar, Dibër e Këçovë javën e kaluar dolën në protestë për të dytë herë për të shprehur revoltën e tyre.

Njëri nga organizatorët e protestës në Tetovë, Arianit Xhaferi ka reaguar ndaj deklaratës së mandatarit Zoran Zaev, për mosanulimin e vendimit për rritjen e çmimit.

“E shoh se zotëri Zoran Zaev paska kërkuar nga deputetët e Kuvendit që mos ta shpërbëjnë Komisionin Rregullator për Energjetikë. Po pyes: Pse kryeministri bëhet avokat i Komisionit?; Kujt duhet t’i shërbejnë deputetët, kryeministrit Zaev apo qytetarëve?; Kush i mbron qytetarët nga Komisione të tilla “të pavarura”?”, deklaroi Xhaferi.

Ndryshe, mandatari Zaev, në konferencën për shtyp bashkë me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, deklaroi se nuk pajtohet që të shfuqizohet Komisioni Rregullator Energjetik (KRRE), i cili vendosi që ta shtrenjtojë rrymën për nivel rekord prej 7,42%.

Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), Darko Dimovski dhe kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit, Marko Bislimoski gjatë javës patën takim për të diskutuar pasojat që do të dalin nga rritja e çmimeve të energjisë elektrike te kategoria më e prekshme e popullatës, punonjës që pranojnë paga minimale, pensionistët dhe kategori të tjera të rrezikuara të cilët do të ndjejnë drejtpërdrejt këtë rritje të çmimit të energjisë elektrike.

LEXO: Rritja e çmimit të rrymës, protestuesit në Shkup i bllokuan dy udhëkryqe
LEXO: Rritja e çmimit të rrymës, protestuesit e bllokuan gjysmë ore autostradën Tetovë – Shkup (VIDEO)
LEXO: Zaev: KRRE s’duhet të shfuqizohet, në rritjen e çmimit të rrymës ka ndikuar korona
LEXO: RMV, Rritja e çmimit të energjisë elektrike, temë e takimit mes kryetarëve të LSM-së dhe KRRE-së
LEXO: OEMVP: Rritja e çmimit të rrymës i rëndon bizneset dhe qytetarët, duhet të eliminohet
LEXO: RMV, pavarësisht ultimatumit të protestuesve, KRRE nuk do ta ulë çmimin e rrymës elektrike
LEXO: Sa mund të krahasohen çmimet e energjisë elektrike dhe pagat mesatare në vendet evropiane?
LEXO: Rritja skandaloze e çmimit të rrymës në RMV, interesi i kompanive para interesit të qytetarëve!
LEXO:Tetovë, protestë kundër shtrenjtimit të rrymës: ultimatum 10 ditor për përmbushje të kërkesave (VIDEO)
LEXO: Marsh protestues i banorëve të Gostivarit, Dibrës e Kumanovës kundër shtrenjtimit të rrymës
LEXO: Qytetarët e Shkupit protestuan kundër rritjes së çmimit të rrymës elektrike, durimit të qytetarëve i ka ardhur fundit (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button