A munden më shumë dhe më mirë: Me çfarë forca qeveria e re do të luftojë kundër korrupsionit

LGH i analizon sfidat e vjetra – të reja në luftën me korrupsion dhe krim të organizuar që janë pjesë e prioriteteve kyçe strategjike për vendet e Ballkanit Perëndimor të përcaktuara në dokumentet e institucioneve vendase dhe evropiane. Luftën kundër korrupsionit e solli qeveria e LSDM-së në pushtet në vitin 2016. Fundi i mandatit të tyre përfundoi thuajse në mënyrë tragjike dhe çoi deri në mbylljen e PSP-së. Sfida mbetet, ndërsa gjithashtu Maqedonia do të hapë edhe kapitujt 23 dhe 24 të cilat janë kyçe për reformism të sistemit të jurisprudencës dhe restaurimin e parimeve të sundimit të së drejtës, raporton IRL, përcjell Portalb.mk.

Që në vitin 2017, kur LSDM me Zoran Zaev e formoi koalicionin me BDI, luftën me korrupsionin e vendosi lartë edhe në agjendën partiake edhe në atë qeveritare. Mirëpo, në vend të një lufte të vendosur, lufta u shndërrua në betejë shterpe me korrupsionin dhe nepotizmin. Problemi ishte edhe në radhët e partive qeveritare, por edhe në sistemin tanimë të korruptuar dhe të shkatërruar, të trashëguar nga qeveria e kaluar. Dy vite nuk kishte as Komisioni për antikorrupsion për t’i shqyrtuar konfliktet e mundshme të interesave në punësimet e familjarëve, miqve dhe bashkëshortëve. Ose, aferat për nepotizëm dhe korrupsion të mundshëm në rastet e ndarjes së marrëveshjeve më të mëdha shtetërore, tenderi problematik për reagensë në Ministrinë për Shëndetësi, tenderët e zëvendës kryetarit Koço Angjushev dhe punësimet e shumta kontroverse në administratën publike në nivel lokal dhe nacional. Edhe më rëndë shkonte pastrimi me pushtetin paraprak dhe rastet e shumta të PSP-së për korrupsion të lartë. Shkatërrimi i PSP-së si institucion në mënyrë plotësuese e zmadhoi mosbesimin e qytetarëve në institucionet.

Në gusht vitin e kaluar, qeveria formoi edhe një trup të cilin e quajti Ekip operativ për luftë kundër korrupsionit, në krye të të cilit ishte ish kryeministri dhe ministër për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski. Megjithëse nga Qeveria njoftuan që me vendimin për t’u formuar trup i këtillë, pushteti tregon që lufta kundër krimit dhe korrupsionit ngelin përcaktim i tyre strategjik, deri tani opinioni nuk ka dëgjuar për operacionet dhe rezultatet e këtij ekipi operativ.

Me formimin e qeverisë së re dhe me futjen e funksionit të ri, zëvendës kryeministër për luftë me korrupsion, resurse njerëzore dhe zhvillim të qëndrueshëm, LSDM sërish bën përpjekje t’i bind qytetarët që do të luftojë korrupsionin. Ky funksion i ri i është ndarë Ljupço Nikollovskit – funksionar i lartë partiak në LSDM.

Në asnjë qeveri deri tani nuk ka pasur funksion zëvendës kryeministër për luftën kundër korrupsionit, resurse njerëzore dhe zhvillim të qëndrueshëm. Nikollovski konsiderohet si një nga personat më të besuar të Zaevit.

Mandatari Zaev në deklaratë për LGH thotë që me funksionin e ri dërgojnë mesazh që kjo qeveri është e vendosur ta çrrënjosë korrupsionin, megjithatë roli i tyre si pushtet do të fokusohet në krijim të ambientit në të cilin institucionet e pavarura kyçe do të mund ta kryejnë punën e tyre në mënyrë efikase.

“Më përgjegjës për luftë kundër krimit dhe korrupsionit janë Prokuroria publike, gjykatat, Komisioni për paralandalim të korrupsionit, MPB, DAP, Policia Financiare, Agjencia për zbulim financiar dhe inspektorate tjera. Ndërsa, qeveria nëpërmjet nënkryetarit do t’i koordinojë institucionet që janë nën pushtetin ekzekutiv. Prokuroria, gjykatat, komisioni për antikorrupsion dhe trupa tjerë të pavarur punojnë në mënyrë autonome. Megjithatë, me këtë hap për emërim të zëvendës kryeministrit për luftë kundër korrupsionit, resurse njerëzore dhe zhvillim të qëndrueshëm dërgojmë mesazh, por edhe obligim për vendosmëri për ta çrrënjosur këtë të keqe”, tha Zaev për LGH.

Për koment dhe sqarim shtesë e kërkuam edhe Lupço Nikollovskin personalisht, mirëpo ai nuk u përgjigj në telefonatat dhe mesazhet e LGH-së. Ka shkruar vetëm status në Fejsbuk.

“Fituan politikat e drejta dhe parimore të cilat shpijnë përpara. Para nesh kemi katër vite reforma në të cilat do të shohim si vendi transformohet për mirë! Do të punojmë edhe më shumë, që të jetë edhe më mirë për të gjithë”.

Rasti Mavrovasja – prioriteti i parë i Qeverisë

Politikologu Misha Popoviq thotë që kështu siç është emërtuar funksioni i ri i zëvendës kryeministrit jep përshtypje që nuk do të jetë vetëm luftë kundër korrupsionit, por do të ketë edhe ndonjë objektiv zhvillimor, por herët është të supozohet si do të funksionojë.

“Lufta kundër korrupsionit është sfidë e madhe. Qeveria e kaluar nuk kishte konsensus për këtë, as në kuadër të partive, as ndërmjet partive. Disa punonin me përkushtim, ndërsa të tjerë madje edhe në drejtim të kundërt. Toleranca jonë për rezultat në këtë mandat patjetër të jetë më e ulët. Njëqind ditë janë tepër për të parë ndonjë rezultat dhe të shohim nëse kjo përbërje e qeverisë do të ketë konsensus për të luftuar korrupsionin. Kjo qeveri ka mundësi shumë shpejtë të demonstrojë nëse është serioze në këtë luftë. Rasti i parë që duhet të zgjidhet është objekti pa leje në Mavrovasja. Pa atë menjëherë mund të konkludojmë që nuk ka qasje serioze në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thotë për LGH Misha Popoviq.

Drejtori i joqeveritare “Demokrasi llab”, Sefer Selimi, nuk pret që funksioni i zëvendës kryeministrit të Nikollovskit të kontribuojë për eliminim të korrupsionit. Për rezultate, ai thotë, duhet të ketë vullnet politik.

“Ky do të jetë mandat i vështirë për qeverinë, do të ketë shumë sfida me të cilat do të ballafaqohen. Sa do të mund të përballen me ato, do të shohim. Gjithashtu, as kuadrot e kësaj qeverie të re nuk janë befasi, për fat të keq në skenën tonë politike nuk ka hapësirë të mjaftueshme për depërtim të kuadrove profesionale, për shkak se gjithçka shkon përmes partisë. Funksioni i ri ministër pa resor i angazhuar për luftë kundër korrupsionit, resurse njerëzore dhe zhvillim të qëndrueshëm është vetëm simbolik dhe nuk pres të ketë ndonjë efekt. Nëse ka vullnet të vërtetë dhe të sinqertë për luftë kundër korrupsionit ka organe shtetërore të cilat mund ta bëjnë këtë me efektivitet dhe efikasitet”, deklaroi Sefer Selimi.

Mariçiq iu falënderua Zaevit dhe premtoi shtet juridik

Në vendin e ministres për Drejtësi,, Renata Deskoska vjen Bojan Mariçiq, këshilltar i deritanishëm i veçantë i kryetarit të Qeverisë i angazhuar për integrime euroatlantike. Mariçiq në politikë u inkuadrua në vitin 2017 nga sektori joqeveritar, ndërsa prej tani në duart e tij do të jetë jurisprudenca. Prej tij, si ministër do të varet se a do të kemi zbatim cilësor, transparent dhe inkluziv të reformave në sistemin e jurisprudencës, me qëllim të vendosjes së parimit të sundimit të së drejtës, kthim të besimit të qytetarëve në gjyqësor dhe eurointegrime të suksesshme. Kur e kërkuam sot për deklaratë për ta pyetur cili është prioriteti i parë i tij si ministër për drejtësi, ai tha që do të duhet të konsultohet për deklaratën. Nuk tha me cilin, ndërsa përgjigje të shkurtë dërgoi pas dy orëve.

“I falënderoj mandatarit dhe kryetarit të LSDM-së dhe Këshillit Qendror për besimin. Sigurimi i shtetit juridik është prioritet kryesor i Qeverisë së re. Do të bëjmë ç’mos për t’i plotësuar pritjet e qytetarëve. Pastrimi i gjyqësorit, kontrolli i prejardhjes së pronës, transparencë dhe efikasitet në procedurat gjyqësore, luftë kundër korrupsionit dhe sistem që u shërben qytetarëve. Pres që Kuvendi ta zgjedhë Qeverinë e propozuar. Më tepër informata lidhur me resorin do të mund të jap në periudhën që vijon” – na shkruajti Mariçiq në sms mesazhin.

BDI – gardian i parave

Gjatë ndarjes së resorëve, BDI fitoi gjashtë vende në qeveri. Artan Grugi e fitoi postin zëvendës kryeministër i parë dhe ministër për Sistem Politik. Edhe ky funksion për herë të parë instalohet në pushtetin ekzekutiv, ndërsa veç është pjesë e qeverisë së Kosovës. Partneri shqiptar i koalicionit do ta udhëheqë diplomacinë në krye me Bujar Osmanin. Partia e Ahmetit e mbajti resorin Ministria e Ekonomisë ku mbetet ministri i deritanishëm Kreshnik Bekteshi. Kjo ministri është kompetente për lëshimin e të gjitha licencave, koncesioneve dhe lejeve për hotelieri dhe turizëm, projekte minierash dhe eksploatim të lëndëve të para natyrore, magazinim dhe tregti me derivate të naftës, shërbime aksionarësh, tregti e brendshme dhe e jashtme. LSDM-ja BDI-së ia lëshoi edhe resorin e financave. Në vendin e Nina Angellovskas vjen Fatmir Besimi, i cili në qeverinë e Vllado Buçkovskit dhe Nikolla Gruevskit ishte në krye të disa ministrive – për ekonomi, për mbrojtje, ndërsa ka qenë edhe zëvendës kryeministër për eurointegrime.

Analisti politik Petar Arsovski e vlerëson koalicionin e ri qeveritar si përpjekje për stabilizim me mjaft kuadro të reja dhe inkurajuese, që sipas tij jep përshtypje që LSDM dhe BDI kanë kuptuar diçka dhe do të fillojnë të punojnë në përmirësimin e sundimit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit.

“Kjo është qeveri e kontinuitetit dhe nuk duhet t’u lihet hapësirë prej disa muajve për t’u treguar çfarëdo rezultati. Nuk duhet të sillen sikur kanë ardhur nga Marsi, por shumë shpejtë do të shohim rezultate. Nuk guxojnë të lejojnë, ndërsa edhe ne si opinion nuk guxojmë të lejojmë të kenë muaj mjalti prej 100 ditëve”, thotë Arsovski.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, pas zgjedhjes së funksionarëve të tij të ri qeveritar tha që qeveria do të vazhdon rrugën drejtë integrimit evropian dhe partneritetit euroatlantik dhe paralajmëroi veting në politikë dhe gjyqësor si dhe zhvillimin ekonomik.

Maqedonia 19 ministra, Sllovenia 16, Austria 13

Me abrogimin e shtatë ministrave pa resor, qeveria aktuale do të ketë 19 ministra dhe kryeministrin. LGH bëri krahasim për numrin e ministrave te ne me disa shtete të fqinjësisë, por edhe me vende anëtare të Bashkimit Evropian.

Sllovenia si anëtare e BE-së me numër të përafërt të banorëve sikur Maqedonia ka qeveri e cila numëron 16 ministra. Kryeministri Janez Jansha ka tre zëvendës. Ministrja Helena Jakliç është ministrja e vetme pa resor në qeveri dhe e njëjta është kompetente për marrëdhëniet ndërmjet Sllovenisë dhe komunitetit nacional slloven që jeton jashtë vendit.

Kabineti i kryeministres së Finlandës, Sana Marin numëron 19 ministri me një zëvendës të kryeministrit. Në qeverinë e Finlandës nga viti 2000 nuk ka ministra pa resor.

Qeveria në Austri me thuajse 4 herë numër më të madh banorësh se Maqedonia, rreth 8.5 milionë, ka gjithsej 13 ministra. Kancelari Sebastijan Kurc ka një zëvendës dhe në qeveri nuk ka ministra pa resor.

Për krahasim nga rajoni, në Kosovë qeveria e Avdullah Hotit ka katër zëvendës nga të cilët njëri prej tyre e mban titullin zëvendësi i parë, funksion i cili tani u instalua edhe te ne të cilin e fitoi Artan Grubi nga BDI. Dy zëvendësit janë pa resor, ndërsa njëri është ministër për administratë dhe vetëqeverisje lokale. Qeveria e Kosovës numëron gjithsej 1 ministri.

Në qeverinë e Shqipërisë ka 14 ministra. Kryeministri Edi Rama ka një zëvendës të vet, ndërsa në vitin 2019 Rama u bë edhe ministër për Evropë dhe punë të jashtme në vend.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button