SPGPM: Pronarët e mediave nuk janë të interesuar të flasin për të drejtat e punonjësve

Gazetarët dhe punonjësit e mediave në vend kanë pagë shumë më të ulët se mesatarja kombëtare, ndërsa janë të brengosur edhe shkaku i pasigurisë për vendin e punës dhe lartësinë e të ardhurave për shkak të kovid-19. Pronarët e mediave, nga ana tjetër, nuk janë të interesuar të diskutojnë këto çështje, thonë nga Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve të mediave (SPGPM).

Sindikata bëri një studim midis punonjësve të mediave në qershor mbi kushtet e punës, pagat dhe ndikimin e pandemisë së koronavirusit mbi punën e tyre. Gjetjet kryesore nga përgjigjet e stafit janë që gazetarët dhe punonjësit e mediave janë paguar shumë më pak se mesatarja kombëtare, ndërsa janë të brengosur edhe shkaku i pasigurisë për vendin e punës dhe lartësinë e të ardhurave për shkak të kovid-19.

Në të dy sondazhet janë anketuar 150 gazetarë dhe punonjës të mediave.

Në një sondazh tjetër, SPGPM dërgoi pyetësorë 50 pronarëve të mediave, por vetëm 5 iu kanë përgjigjur pyetjeve, edhe pse pyetësori i anketës u dërgua dy herë.

“Por ata nuk konsideruan se ishte e nevojshme t’iu përgjigjen pyetjeve në lidhje me të drejtat dhe përgjegjësitë e punonjësve në mediat e tyre. Ky është studimi i parë në të cilin pronarët e mediave u pyetën për statusin e punonjësve dhe ndikimin e koronavirusit në organizatat e tyre. Fakti që janë përgjigjur vetëm pesë nga pesëdhjetë të anketuar, e bën të pamundur të arrihet ndonjë përfundim përkatës se si pronarët e mediave përballen me ndikimin e pandemisë mbi punonjësit e tyre dhe mbi median në përgjithësi. Në të kundërtën, konkludohet që pronarët e mediave janë të interesuar, as të hapur për të dhënë përgjigje rreth një teme që pasqyron situatën në gazetari dhe të drejtat e punës të punonjësve të mediave në vend gjatë pandemisë me kovid-19”, theksojnë nga SPGPM.

Nga përgjigjet e pranuara, një prej të anketuarve – pronar i një televizioni dhe dy pronarë të mediave elektronike thonë se ato kanë humbje financiare gjatë pandemisë kovid-19, e cila më së shumti ka ndikuar në rënien e reklamave. Sidoqoftë, këta pronarë thonë se nuk ua kanë ulur pagat e stafit gjatë muajve të krizës dhe nuk do ta bëjnë këtë deri në fund të vitit. Në mediat e tyre nuk ka largime nga puna për shkak të krizës me koronën.

Nga ana tjetër, dy pronarë të mediave elektronike nuk kanë pësuar humbje financiare gjatë pandemisë me kovid-19 dhe si rezultat ata nuk i kanë ulur pagat, as nuk kanë laguar punonjës nga puna.

Pronarët e pesë mediave thonë se kanë blerë pajisje mbrojtëse për punonjësit me kohë, gjë që është në kundërshtim me pohimet e një pjese të madhe të punonjësve, 22% të cilët janë përgjigjur se në mediat ku punojnë nuk është siguruar pajisje mbrojtëse.

Në pyetjen “çfarë keni bërë për të rritur sigurinë në punë?”, Tre pronarë të mediave elektronike u përgjigjën “Punë nga shtëpia”, një pronar i mediave elektronike u përgjigj “Punë në ndërrime”, dhe pronari i televizionit u përgjigj “Punë në më shumë grupe”.

Sipas anketave të bëra mes 150 gazetarëve dhe punonjësve të mediave, shumica e tyre marrin pagë nga 15,000 deri në 20,000 denarë. Deri në 101 ose 67 % e të anketuarve u përgjigjën se nuk janë të kënaqur me pagën ose honorarin, ndërsa 49 ose 33 % u përgjigjën se janë të kënaqur.

Biznesi i mediave ka pësuar goditur shtesë nga kriza me koronën, e cila ka reflektuar në humbje të vendeve të punës dhe ulje të pagave. Katër i kanë humbur punët e tyre,  ndërsa 17% e punëtorëve të mediave kanë thënë se paga e tyre ishte ulur.

“Ky hulumtim ka treguar që punonjësit e mediave janë në linjën e parë të rrezikut nga pandemia e koronës, por edhe të goditjes së drejtpërdrejtë financiare. Nevoja për ndihmë është më se e qartë, nëse merren parasysh përgjigjet e të anketuarve. 73% thanë se kishin nevojë për ndihmë financiare. Ekziston frika dhe paniku midis punonjësve të mediave, kështu që 48 janë përgjigjur se kanë nevojë për mbështetje psikologjike. Është veçanërisht e rëndësishme të theksohet se 62% e të anketuarve konfirmojnë se kjo mënyrë e jetesës dhe punës ndikojnë në shëndetin e tyre mendor”, theksojnë nga SPGPM.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media”të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button