Biden e pranoi nominimin, kërkon të unifikojë partinë dhe kombin

Joe Biden u bë edhe zyrtarisht të enjten kandidat për president, duke pranuar nominimin e Partisë Demokratike, ndërsa bëri thirrje që vendi dhe përkrahësit e tij të bashkohen, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke iu drejtuar konventës kombëtare të partisë së tij , Biden tha se Presidenti Donald Trump “e ka zhytur Amerikën në errësirë për një kohë të gjatë”, duke përhapur, siç tha ai “shumë zemërim, shumë frikë dhe shumë përçarje”.

“Këtu dhe tani, unë po ju jap fjalën time. Nëse më besoni presidencën, unë do të bëjë më të mirën, jo më të keqen. Do të jem një aleat i dritës, jo i errësirës. Është koha për ne, për ne që njerëzit të bashkohen”, tha Biden.

Ai theksoi se “Duke mos bërë gabime, të bashkuar ne mund dhe do ta kapërcejmë këtë sezon të errësirës në Amerikë. Ne do të zgjedhim shpresën mbi frikën, faktet mbi trillimet, drejtësinë mbi privilegjin”.

Nëse zgjidhet, Biden, i cili është 77 vjeç, do të jetë personi më i moshuar që do të drejtojë Shtëpinë e Bardhë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button