Është dënuar me 6.000 euro lokali “Intermeco” për shkak se ka lëshuar muzikë me zë të lartë

Komuna e Qendrës njoftoi se pas shumë ankesave nga qytetarët që jetojnë në afërsi të kafe-barit “Intermeco” në Kapishtec, të cilët janë ankuar për shkak të zërit të lartë të muzikës e cila dëgjohet në lokal, inspektorët komunal të Komunës Qendër, për lokalit i kanë shqiptuar gjobë me lartësi prej 6.000 eurove, njofton Portalb.mk.

“Problemi me muzikën e lartë dhe zhurmën nga lokali është paraqitur tanimë disa vite më herët dhe pas masave paraprake, matjeve të decibelëve dhe paralajmërimeve të Komunës Qendër është shqiptuar dënim. Komuna Qendër nuk do të lejojë që dikush, me papërgjegjësinë e tij ta shqetësojë popullatën dhe për atë apelon deri te pronarët, menaxherët dhe drejtuesit e lokaleve të territorit të komunës, t’u përmbahen rregullave dhe dispozitave ligjore dhe të mos e tejkalojnë nivelin e zhurmës. Komuna Qendër do të vazhdojë me sanksionimin e lokaleve të cilët nuk do ta respektojnë ligjin”, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button