fbpx

Instagrami, një hap më pranë TikTok-ut me ndryshimin e ri që do t’ju mundësohet sot

Rrjeti më i populluar deri tani i fotografive, Instagram, nuk ndalon së surprizuari. Në një kohë kur bota po përpiqet të vendosë një ekuilibër dhe të qëndrojë elastike gjatë këtyre kohëve të vështira ekonomike, është emocionuese të shohësh se si Instagrami po zhvillon me shpejtësi disa funksione të reja për t’i ndihmuar edhe më shumë përdoruesit e tij, shkruan Class.

Dhe veçoritë e reja të Instagramit, pothuajse çdo javë, mund të jenë mjaft sfiduese.

Duke nisur nga dita e sotme, Instagrami do t’i lejojë përdoruesit e tij të shohin edhe postime të personave të tjerë të cilët nuk i ndjekin.

.

Seksioni i postimeve të sugjeruara do t’ju shfaqet pasi të keni mbërritur në fund të postimeve të llogarive që ndiqni gjatë 48 orëve të fundit. Pra, tashmë do të keni mundësinë të klikoni në fund të postimeve të miqve tuaj dhe të shikoni që mund të shkoni në llogari të tjera të cilat nuk i ndiqni.

Seksioni i postimeve të sugjeruara do të përfshijë reklama, por jo video IGTV.

Kjo mënyrë nënkupton më shumë hapësirë reklamimi, por gjithashtu i afrohet edhe më shumë aplikacionit ‘rival’, TikTok-ut, në lidhje me përmbajtjen më të lartë të përdoruesve.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close