Arabia Saudite shkarkoi zyrtarë të lartë për akuza të korrupsionit

Autoritetet saudite njoftuan largimin e komandantit të rojeve kufitare dhe 5 zyrtarëve të lartë nga postet e tyre me akuzat për korrupsion, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një urdhër mbretëror u dha lidhur me “ndërprerjen e shërbimit të drejtorit të përgjithshëm të Gardës Kufitare, gjeneral-lejtnant Awwad Eid Al-Aradi Al-Balawi, duke e përcjell atë në pension”.

Dekreti përfshin largimin e guvernatorëve të rajoneve Umluj dhe al-Wajh si dhe komandantët e Gardës Kufitare në të dy rajonet. Kreu i zonës al-Soudah po ashtu u shkarkua nga posti i tij.

Autoriteti saudit i Kontrollit të Antikorrupsionit heton zyrtarët për shkelje të tokave të përcaktuara për projektin e Detit të Kuq.

Projekti i Detit të Kuq, një nga projektet më të mëdha saudite, i shpallur në muajin korrik të vitit 2017 nga Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman, mbulon një sipërfaqe prej rreth 34 mijë kilometra katrorë.

Zona përfshin mbi 90 ishuj natyrorë midis rajoneve Umluj dhe Al-Wajh në pjesën veriore të Arabisë Saudite.

Në vitin 2017, Autoriteti i Kontrollit të Antikorrupsionit trajtoi arrestimin e dhjetëra princave, biznesmenëve dhe figurave të pasura saudite, në atë që në atë kohë njihej si arrestimet Ritz-Carlton.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button