Nuk ka fletëarrest për vëllezërit Useini të cilët janë në arrati

Policia nuk mund t’i gjejë gjurmët e Nefi Useinit dhe vëllait të tij, të cilët janë të akuzuar për sulmin ndaj bashkëqytetarit të tyre, Spire Topalloski, njofton Portalb.mk.

Tani për tani, Ministria e Punëve të Brendshme, në ueb-faqen e tyre, në pjesën ku publikohen personat e kërkuar, ende nuk i ka publikuar të dhënat për shpalljen e fletëarrestit të brendshëm, apo ndërkombëtarë për vëllezërit Useini.

Paraprakisht, SPB Ohër dorëzoi padi penale deri te Prokuroria kompetente kundër Useinit dhe vëllait të tij për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “dhunë” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Nefi Useini është njeriu i parë i BDI-së në Ohër. Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, dje për rastin përpara mediave tha se këto çështje nuk mundet t’i zgjidh në parti, por për këtë duhet të kujdesen organet e rendit, gjegjësisht Prokuroria dhe Policia. Padi penale kundër Useinit janë dorëzuar edhe në të kaluarën për disa raste të dhunës, sulmeve fizike dhe uzurpim të hapësirës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button