Luftë te Avokati i Popullit – zëvendësit e akuzojnë Memetin për despotizëm, ai thotë se ka 5 muaj që nuk vijnë në punë

Punonjësit e Institucionit të Avokatit të Popullit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, funksioni kryesor i të cilit është mbrojtja e të drejtave të të gjithë qytetarëve, kërkojnë që dikush të mbrojë të drejtat e tyre, siç thonë ata, nga despotizmi i Avokatit të Popullit Ixhet Memeti. Atje tashmë disa muaj ka një lloj lufte midis zëvendësve të cilët i ka zgjedhur Kuvendi dhe shumicës së stafit nga njëra anë, dhe Avokatit të Popullit Memeti nga ana tjetër.

Ata me muaj të tërë i shkruajnë atij, të pakënaqur me zvogëlimin e të drejtave të tyre të parashikuara me ligj dhe qëndrimin poshtërues që gjoja ai e ka një kohë të gjatë ndaj të gjithëve.

Sakamdakazham.mk e dëgjoi edhe anën e Memetit, i cili ashpër i kundërshtoi ankesat e zëvendësve dhe punonjësve të institucionit, duke i quajtur ata jo-punëtorë dembelë.

Konflikti më i madh është ndërmjet Zëvendës Avokatit të Popullit Jovan Andonovski dhe Memeti, i cili kohët e fundit në mënyrë arbitrare ia hoqi kompetencat, ia ka privuar të drejtën për të nënshkruar dhe e ka lënë si një nëpunës-ekzekutues i zakonshëm. Zëvendësit zgjidhen nga Kuvendi dhe ata i kanë pothuajse të njëjtat kompetenca ligjore si Avokati i Popullit.

Andonovski i ka shkruar letër të hapur Memetit, i ka informuar ambasadat për, siç thotë ai, abuzimin ndaj tij, që pas kësaj ai ia ka kthyer disa nga kompetencat e revokuara. Andonovski thotë se ai gjithashtu ka përgatitur informacion për organin që e ka zgjedhur atë, Kuvendin.

“Kam vepruar në përputhje me kompetencat e mia dhe kam fakte dhe prova përse e kam bërë atë. Te një nga zëvendësit e mi kam gjetur keqpërdorim me një lëndë. Dhe së dyti, zëvendësit do të jenë Avokatë të Popullit kur të them unë. Ky nuk është rast: nuk është Talati, le të ulet Frosina për të kryesuar seancën. “Lexoni ligjet”, tha Memeti për SAKAMDAKAZHAM.MK.

Për këtë, Andonovski thotë:

“20 vjet në detyrë, 16 prej të cilave si Avokat i Popullit i cili rrallë kalon kah puna, nuk është çudi që i keni harruar ligjet dhe të drejtën. Për kërcënimet: ‘Punon për një parti! Do të kesh këshilltar kur të dua unë! Do të shkatërroj! “P..ka ti mater!” .. dhe të tjera, jam në dispozicion me dokumente për qindra raste të përfunduara me sukses, të drejta të mbrojtura të qytetarëve të cilëve u është cenuar e drejta, por edhe me kallëzim të përgatitur për mobing”, thotë zëvendës Andonovski.

Veç kësaj, Andonovski dhe zëvendësja tjetër Suzana Saliu kanë morën vendime nga Memeti me të cilat ai, për shkak të rekomandimeve për punë nga shtëpia gjatë pandemisë me koronavirusin, u ka përllogaritur se ata kishin shfrytëzuar 14 ditë nga pushimet e tyre të reja. Andonovski vendimin e dërgoi në SAKAMDAKAZHAM.MK, si dhe përgjigjen ndaj këtij vendimi deri te Memeti, ku thekson se ai e shkel rëndë të drejtën kushtetuese dhe të garantuar me ligj për të përdorur pushimin vjetor, me përllogaritjet matematikore të paligjshme dhe arbitrare të Memetit, siç thonë ata. Por gjithashtu që vendimet janë pa të drejtën e këshillës juridike, pa të drejtë ankese, diçka për të cilën shumë qytetarë i ankohen Avokatit të Popullit dhe ky institucion ka hapur dhe fituar pa numër raste para institucioneve.

Ka punonjës të Avokatit të Popullit, të cilët nuk do të kenë fare pushime të reja. Me një kategori të shpikur “pushimi i paguar”, e cila nuk ekziston në ligj, Memeti u ka përllogaritur se ata në të vërtetë e kanë përdorur pushimet e këtij viti.

Ndërkohë, Avokati i Popullit Memeti nuk mohon asnjë prej kësaj dhe i tregon arsyet e veprimit të tij.

“Si drejtues i institucionit, unë, ndër të tjera, jam përgjegjës për shëndetin e të gjithë punonjësve. Pesë muaj qëndruan në shtëpi, duke mos bërë asgjë. U çmendën nga dy-tre persona të infektuar me koronavirus këtu në institucion dhe qëndruan në shtëpi. Kishin kujdestari nga një ose dy ditë në punë, katër ose tre ditë në shtëpi. Unë e di saktësisht se kush ka klikuar ku, sa ka punuar, nëse ka ardhur në punë dhe kur është larguar. Sistemi është elektronik. Ata do të marrin pjesën tjetër të pushimeve kur gjykoj se puna është kryer dhe stafi duhet ta marrë atë. Ligji thotë deri në 31 dhjetor. “Ka kohë”, thotë Memeti, sipas të cilit ka punonjës të tillë nga brendësia, të cilët, për të mos udhëtuar dhe për mos të rrezikuar infeksion, janë lënë të lirë nga tre muaj edhe nga kujdestaria.

Për këtë, zëvendësit dhe punonjësit thonë se nuk ka vonesa të lëndëve, të gjithë kanë punuar nga shtëpia, provat janë në tryezë, ato duhet të paraqiten në Kuvend dhe organet e tij që si një organ kompetent të nxjerrë përfundime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button