Kreu i opozitës ruse mbetet në gjendje kome në spital

Udhëheqësi i opozitës ruse, Alexei Navalny, është ende në gjendje kome pasi ai pa vetëdije dje u shtrua në spital nën dyshimet për helmim, kurse zyra e tij pretendon se mjekët nuk lejojnë transferimin e tij për trajtim në Gjermani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Navalny, Kira Yarmysh, përmes një postimi në Twitter tha se mjekët në spitalin e qytetit Siberian Omsk refuzojnë miratimin e transferimit të Navalny në Gjermani.

“Mjeku kryesor tha se gjendja e pacientit është e paqëndrueshme dhe se nuk mund të transportohet. Vendimi i familjes nuk është i mjaftueshëm për transferimin e pacientit”, theksoi Yarmish.

Navalny po trajtohet në Repartin e Kujdesit Intensiv në spitalin në Omsk, i cili është rreth 4.200 kilometra larg nga Berlini, që është një distancë e cila kërkon rreth gjashtë orë fluturim me aeroplan.

Gjatë kthimit të djeshëm nga qyteti siberian Tomsa në Moskë, 44-vjeçari Navalny humbi vetëdijen në aeroplan, dhe pas zbritjes së detyrueshme u shtrua në spitalin në Omsk.

Zyra e tij njoftoi se aeroplani me pajisjen e nevojshme mjekësore është i gatshëm të transportojë Navalny-n në klinikën gjermane.

Aleati i Navalny, Ivan Zhdanov, dje deklaroi se policia kishte gjetur një substancë të rrezikshme në organizmin e Navalny-t, kurse institucionet zyrtare ende nuk kanë konfirmuar një gjë të tillë.

Yarmysh deklaroi se çdo minutë që shtyhet transferimi i tij, rreziku është gjithnjë e më i madh për Navalny, ndërsa kritikoi autoritetet ruse se duan ta mbajnë pacientin në spital deri sa materiet helmuese të mos mund të gjinden.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button