Vijon thirrja e Komunës së Tetovës për subvencionimin e inverterëve

Komuna e Tetovës me datë 11.08.2020 ka publikuar thirrjen publike për subvencionim të inverterëve. Një javë pasi Portalb paralajmëroi se Tetova ende nuk e ka gati thirrjen. Ndërkaq, vlera maksimale që do të subvencionohet është 62.000 denarë. Thirrja publike do të zgjat deri në plotësimin e buxhetit të paraparë për këtë qëllim varësisht nga kushti kush do të paraqitet i pari, njofton Portalb.mk.

Numri maksimal i amvisërive të cilat mund të fitojnë dhe të shfrytëzojnë subvencion arrin në 1.500 amvisëri.

Ndërsa, nga Komuna e Tetovës njoftuan se deri më tani 250 qytetarë kanë bërë kërkesë për subvencionim.

“Shpalljen e kemi bërë prej javës së kaluar dhe e kemi publikuar në ueb faqen e Komunës, ndërsa kërkesë deri tash kanë bërë 250 qytetarë” – theksuan nga Komuna e Tetovës.

Detajet në lidhje me paraqitjen dhe kushtet, mund t’i lexoni: KËTU

Ndryshe, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut që nga tetori i vitit të kaluar ka zgjedhur disa komuna për subvencionim të inverterëvë për nevojat shtëpiake. Kjo është një nga masat ekologjike të Qeverisë për këto qytete më të ndotura të cilët shfrytëzojnë mjete joefikase energjetike për ngrohje në shtëpitë e tyre.

Në lidhje me inverterët mund të lexoni edhe:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button