Fëmijët prej klasës së parë deri të tretën që do të mësojnë prej në shtëpi, do ta ndjekin orën drejtpërdrejtë nga klasa

Drejtpërdrejtë nga klasa do të transmetohet ora për fëmijët e klasës së parë deri të tretën, prindërit e të cilëve do të vendosin që të mos shkojnë në shkollë, por të mësojnë prej në shtëpi. Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) sqarojnë se tanimë janë punuar disa modele, në rast se fëmijët nuk munden nga shtëpia ta ndjekin drejtpërdrejtë mësimin, njofton SDK, transmeton Portalb.mk.

“Në modelin mësim me prani fizike, mësuesi do të jetë i pranishëm në klasë dhe do ta ligjërojë materialin përpara nxënësve, prindërit e të cilëve kanë vendosur që ata të mos shkojnë në shkollë. Nëse në paralele prindër të caktuar kërkojnë që ta ndjekin mësimin online, ora do të transmetohet drejtpërdrejtë për të gjithë. Nëse mundësitë nuk lejojnë striming drejtpërdrejtë, ora do të incizohet dhe më pas do të dërgohet te të gjithë nxënësit nëpërmjet aplikacioneve të cilat janë shfrytëzuar edhe gjatë vitit të kaluar, ose do t’u dorëzohen materiale të shtypura çdo nxënësit.  Gjithashtu, mësuesi mund të zgjedh edhe mësim të incizuar në temën përkatëse EDUINO”, sqarojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Shkollat ende nuk kanë kërkuar nga prindërit që nxënësit prej klasës së parë deri në të tretën të deklarohen nëse fëmijët e tyre do të mësojnë me prani fizike ose online. Nga Ministria thonë se afati i deklarimit do të jetë përpara fillimit të vitit shkollor, që të mundet të bëhet orar përkatës në varësi prej numrit të nxënësve të paraqitur për shkuarje në shkollë dhe për mësim prej në shtëpi.

Orët për nxënësit do të zgjasin 30 minuta. Mësim gjatë tërë ditës nuk është parashikuar, duke e pasur parasysh se prindërit e fëmijëve deri në 10 vjet do të jenë të liruar nga puna. Fëmijët duhet të bartin ushqim prej në shtëpi. Nëse ekziston mundësi, shkolla do të furnizojë ushqim. Nga Ministria sqarojnë se është e nevojshme që të jetë i gatshëm prodhimi dhe i paketuar në mënyrë përkatëse, i cili do t’u përgjigjet standardeve për ushqim të fëmijëve.

Çfarë do të bëhet me mësuesit që kanë fëmijë deri në 10 vjet, nëse ata do të përjashtohen nga vendimi që të mos shkojnë në punë siç është rasti me punëtorët shëndetësor, ende nuk është vendosur. Nga Ministria e Shkencës thonë se për këtë çështje, Qeveria do të marrë vendim pasi që të marrë mendon nga MASH, Komisioni i Sëmundjeve Infektive dhe Ministria e Shëndetësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button