SHBA-ja është duke e ndjekur situatën ndërsa Franca ofroi ndihmë dhe azil për Navallnin

SHBA-ja është duke e ndjekur situatën me kritikun e Kremlinit, Aleksej Navallni, deklaroi presidenti amerikan, Donald Tramp.

Deklarata e Trampit pasoi pasi lideri opozitar rus është hospitalizuar, ndërsa bashkëpunëtorët e tij dyshojnë se ai është helmuar.

Në ndërkohë, presidenti i Francës, Emanuel Makron në takimin me kancelaren gjermane, Angela Merkel, deklaroi se Parisi është i gatshëm ta ofrojë ndihmën e domosdoshme për Navallnin, përfshirë edhe azil.

Makron theksoi se Franca dhe Gjermania janë të gatshme të ofrojnë ndihmë mjekësore, transmeton MIA.

Navallni është në repartin e trajtimit intensiv në spitalin siberian në Omsk, në pavetëdije dhe në respirator, pasi, sipas zëdhënëses së tij sot në mëngjes është helmuar. Ai e ka humbur vetëdijen që nga fluturimi na Tomsku për në Moskë, para së cilit e kishte pirë një çaj. Aeroplani ateroi detyrimisht që Navallni të transportohet në spital.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button