Obama: Trampi funksionin president e trajton si shou real

Ish presidenti amerikan Barak Obama e ka kritikuar ashpër pasardhësin e tij, republikanin Donald Tramp, duke e quajtur atë të papërshtatshëm për postin e kreut të shtetit dhe u bëri thirrje votuesve ta zgjedhin kolegun e tij të partisë, Xho Bajden në mënyrë që, siç tha ai, “për të siguruar mbijetesën e demokracisë amerikane”.

Në natën e tretë të Konventës Kombëtare të demokratëve, Obama tha se Trampi nuk ka treguar asnjë interes ndaj funksionit president, përveç se një tjetër “shou real që ai mund ta përdorë për ta marrë vëmendjen që dëshironte.”

Ai, gjithashtu tha se Tramp nuk tregon interes për t’u angazhuar në punë, arritjen e marrëveshjeve ose përdorimin e kompetencave të tij për të ndihmuar këdo, përveç se për veten dhe miqtë e tij, transmetojnë mediat britanike.

Në fjalimin e tij, Obama arriti në përfundimin se Trampi nuk është i rritur për këtë detyrë.

“Pasojat e këtij dështimi janë serioze”, vlerësoi Obama dhe e fajësoi Trampin për faktin se 170,000 amerikanë kanë vdekur nga koronavirusi dhe humbja e miliona vendeve të punës në recesionin pasues, transmeton MIA.

Ish presidenti amerikan i cili është akoma shumë i popullarizuar në mesin e votuesve demokratë, e shfrytëzoi rastin për ta mbështetur Bajdenin i cili ishte zëvendësi i tij për dy mandate.

Ish nënpresidenti i SHBA-së, Xho Bajden, 77 vjeç, u nominua zyrtarisht për kandidat presidencial të martën, ditën e dytë të Konventës Kombëtare Demokratike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button