RMV, Javën tjetër do të finalizohet plani për kufizimet e mundshme për shkak të Kovid-19

Kufizimet do të përfshinin: kufizime në funksionimin e restoranteve, ndalim i plotë i tubimeve, ndërprerje të përkohshme të transportit publik, transmeton 360. Javën e ardhshme, duhet të finalizohet plani për aplikim të mundshëm të masave kufizuese për rajonet ku ka përkeqësim të situatës epidemiologjike me kovid-19.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në një intervistë për “Slloboden Peçat” thotë se, sipas këtij plani, do të merren masa të synuara: siç janë kufizimet në punën e restoranteve, ndalimi i plotë i tubimeve, ndërprerja e përkohshme e transportit publik dhe të ngjashme.

“Masat do të jenë të targetuara në mënyrë që të mos ketë një zgjerim në nivel kombëtar në të gjithë vendin. Plani përfshin mbledhje, objekte hotelierike, shkolla dhe kopshte dhe transport publik. Indikacioni është shumë i rëndësishëm, e jo vetëm të kemi një numër të zmadhuar të të infektuarve. Për shembull, nëse në një qytet përqindja e rasteve pozitive devijon nga numri i testeve të kryera, përkatësisht nëse ka një rritje eksponenciale të të infektuarve rishtazi, ekziston një lidhje epidemiologjike e paqartë, atëherë konsiderohen kufizimet në orët e punës të restoranteve, ose krejtësisht do të ndalohen tubimet, ose brenda një ose dy javësh nuk do të ketë komunikim me transport publik, që vendi të izolohet plotësisht. Nuk është vetëm numri tregues, por edhe e gjithë fotografia epidemiologjike, ndërsa ajo përftohet nga sondazhet dhe pyetësorët.  Nëse vërtetojmë se ekziston rrezik i lartë për ndonjë rajon të caktuar, atëherë do të zbatohet plani ” tha Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button