RMV, Ambasadorja amerikane tregoi pritshmëritë nga qeveria e re

Ambasadorja amerikane Kejt Mari Bërns pret të vazhdojë bashkëpunimi me qeverinë e re sapo të formohet në lidhje me rrugën euroatlantike të vendit, si dhe ballafaqim me pandeminë e Kovid-19, e cila paraqet sfidë globale.

“Partneriteti midis SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe i fuqishëm, dhe ne gëzohemi në bashkëpunimin me qeverinë e ardhshme që duhet të formohet. Të vazhdojmë me agjendën e rëndësishme të cilën e kemi për integrimin euroatlantik dhe bashkëpunimin e fuqishëm mes dy vendeve, si dhe në luftën kundër pandemisë e cila paraqet sfidë globale”, deklaroi Bërns, duke u përgjigjur në pyetjen e MIA-s për pritjet e qeverisë së re, që duhet të formohet sipas marrëveshjes së arritur të LSDM-së me BDI-në.

Ambasadorja Bërns deklaratën e dha pas vizitës së laboratorive të Institutit për Shëndet Publik ku ishte shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Renovimi i laboratorive është mundësuar me një projekt të komandës evropiane të SHBA-së, me vlerë prej 550.000 dollarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button