fbpx

PD: Lukashenko nuk ka vetëm në Minsk

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi me anë të një reagimi për mediat, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke thënë se “Lukashenko nuk ka vetëm në Minsk”, duke risjellë në vëmendje dosjen 339, transmeton TCH.

Sipas Bardhit sa më shumë fletë hapen nga dosja 339, aq më shumë zbulohet skema e blerjes së pushtetit të Edi Ramës me krimin

Sipas tij, dosja 339 është një thesar ende i pazbuluar që i lidh Avdylajt e trafikut të drogës me Edi Ramën dhe njerëzit e tij të besuar në Durrës.

DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, GAZMENT BARDHI

Sa më shumë fletë hapen nga dosja 339, aq më shumë zbulohet skema e blerjes së pushtetit të Edi Ramës me krimin. Zbardhja nga media e disa bisedave të tjera të Niçes famëkeq të organizatës mafioze të Avdylajve gjatë fushatës elektorale 2017, konfirmon mashtrimin elektoral të organizuar nga Edi Rama, që i dha atij të paktën 10-15 deputetë pa vullnetin e qytetarëve.

Vetëm në 1 qendër votimi, në një fshat të Shijakut, janë vulosur dhe janë futur në kuti 25 fletë votimi të papërdorura. Siç thotë vartësi i Niçes, “aq tepruan”, se fitorja e Edi Ramës do të kshte qenë edhe më e thellë.

Futja në kuti e fletëve të papërdorura, votimi i emigrantëve pa ardhur në Shqipëri, blerja e votave, kërcënimi me largimet nga puna i demokratëve apo qytetarëve të paangazhuar janë të provuara nga dosja 339 si skema të përdorura nga krimi i organizuar për t’i siguruar Edi Ramës pushtetin.

Kaq sa është bërë publike nga një dosje që po zvarritet prej 3 vitesh e gjysëm, është vetëm maja e ajsbergut, që provon se Edi Rama është organizatori dhe përfituesi i një skeme kriminale për vjedhjen e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.

Dosja 339 është një thesar ende i pazbuluar që i lidh Avdylajt e trafikut të drogës me Edi Ramën dhe njerëzit e tij të besuar në Durrës. Llukashenko nuk ka vetëm në Minsk. Ai është edhe në Tiranë, duke drejtuar, bashkë me Niçet e krimit të organizuar, qeverinë e Tiranës.

Tags

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Artikull mjaft interesant. Kurrë nuk mendoja se Lukashenko ishte i lidhur me dosjen 339 … Por, duke parë se çfarë ndodh tani në Bjellorusi, ne vetëm mund të mendojmë se për çfarë krimesh ai ishte i përfshirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close