Suedia regjistroi numrin më të lartë të vdekjeve në 150 vjet

Suedia ka regjistruar numrin më të madh të vdekjeve në 150 vjetët e fundit, brenda gjysmës së parë të vitit 2020, thonë të dhënat zyrtare statistikore.

Në mes të janarit dhe qershorit të këtij viti në këtë shtet janë shënuar 51 mijë e 405 vdekje – gjashtë mijë e 500 më tepër (apo 15 përqind) sesa periudha e njëjtë e 2019-ës, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

Ky është numri më i lartë i vdekjeve në Suedi gjatë gjysmës së parë të vitit që nga 1869-ta, kur  kishin vdekur 55 mijë e 431 veta si pasojë e urisë pas krizës që kishte goditur këtë vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button